Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur në selinë e Partisë Demokratike, kryetarët e partive jo parlamentare. Teksa po futej në seli, Berisha u pyet për negociatat që do të zhvillohen me grupin e Enklejd Alibeajt. Berisha tha se nuk kanë kushte, por është i hapur për bisedime. Teksa theksoi se nuk do të pranojë as nga pala tjetër kushte, si edhe s’do të heqë dorë nga primaret.
Zoti Bardhi është emëruar si përfaqësues i grupit tjetër?
As kam kushte dhe as nuk marr kushte.
Mirëpres cilindo që dëshiron të kandidojë apo të propozojë, të debatojë. Hapje e plotë dhe totale.Nuk tërhiqeni nga primaret?
Nuk mund të tërhiqem nga primaret, kush i ekzistencës.
Nuk tërhiqet kush nga primaret.
Nuk ka kërkuar njeri të tërhiqet nga primaret.
Lajmi kryesor:
Bardhi mandatohet për negociatat me ‘Rithemelimin’: Flasim me Palokën, për Berishën s'kemi ndryshuar mendim! Ish-Kryeministri: S'kam dhe s'pranoj kushte












