Negociatat me Bashën, Rama batutë:
S'prisja që 50 vjeç do i lutesha njonit

Negociatat me Bashën, Rama batutë:<br />S'prisja që 50 vjeç do i lutesha njonit
ELBASAN-Në Elbasan, Edi Rama tregoi gjërësisht mbi historinë e negociatave. Duke përdorur tone humori ai foli për periudhën e “lutjes” së gjatë për kreun e PD-së.

Sipas tij, marrëveshja për të cilën, nuk do të pendohet, kishte shkes ambasadorët. Ndërsa me ironi theksoi se nëse dikush do t’i thoshte që në moshën mbi 50 vjecare do t’i lutej një mashkulli kaq gjatë dhe poshtë shtëpisë, nuk do ta besonte.

Ironia nuk përjashton dhe daljen nga politika të Kreshnik Spahiut.

Vijnë ambasadorët si me qenë shkesët e Lalës, kur do lala me martu ndonjërin dhe vjen ambasadaroi e na thotë po takoje mo pak takoje se nuk është goca aq e keqe, është më e mirë po shife nga afër. E muaj me radhë shkesët në anglisht. Dhe filloi jo e takoj , jo nuk e takoj. O Lul aman, o Lul derman, e du pa kushte thoshte. Por jo vetëm që nuk jam penduar, por kam bërë gjënë e duhur. Por të ma kishin thënë që do vijë një ditë dhe do jesh mbi 50 vjeç dhe do i lutesh jo njonës, po njonit, e do i luten në Bulevard, e poshtë shpisë, do thoja kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. E më thoni ju,k do ishit krenarë ju, po ti kishim ‘pushkatuar’ ne sot ata? Se nuk janë sa të Shqiponjës e ca të Sorrës se na la politikën dhe Kreshnik Sorra e na ka shqetësuar shumë”, tha Rama në takimin elektoral në Elbasan.

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari