Negociatat me BE, Izet Haxhia:
Si i tradhtoi PD-ja shqiptarët

Negociatat me BE, Izet Haxhia:<br />Si i tradhtoi PD-ja shqiptarët
TIRANE - Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia akuzon Partinë Demokratike se ka tradhtuar ëndrrat e të gjithë shqiptarëve, duke votuar kundër rekomandimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit, për hapjen e negociatave te anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në një status në faqen e tij në "Facebook", Haxhia shkruan se është për të vajtuar që përfaqësues të partisë që u krijua nga studentët e dhjetorit me parullën, "E duam Shqipërinë si gjithë Europa"  sot votojnë kundër hapjes së negociatave për anëtarësim në BE.

STATUSI I PLOTE I IZET HAXHISE
Këtë status e kam për SHQUP-sat .Vërtet është për të ardhur keq, kur shef e dëgjon se debutetët e SHQUP-it, kanë votuar kundër rekomandimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit, për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Eshtë për të vajtuar që përfaqësues të partisë qe u krijua nga studentet e dhjetorit me parullën, E Duam Shqipërinë si gjithë Europa, por që në fillimet e saj kjo parti, u vodh nga emisarët e Ramizit, të bëjnë rolin e haxhiqamilëve të shekullit të 21.

Dhe ironia më e madhe është se partia që siguroi vazhdimësinë e partisë meme, të jetë më e zjarrta për këtë inkuadrim të Shqipërisë në Europë. Kjo është një përgjigje edhe për ata që më quajnë tradhtarë të asaj bande të SHQUP-it ,që mban akoma emrin PD.
E kam edhe me kokë bidonët që mbështesin akoma këtë bandë të drejtuar nga kryebanditi, Salı Berisha.

Sado ti jepni ditë nga ditët tuaja këtij kryebandatiti dhe bandës së tij, ajo është e destinuar të damkoset, si partia që tradhtoi ëndrrat e miliona shqiptarëve, për ta parë Shqipërinë në familjen e Evropës, aty ku e ka vendin e saj historik e gjeografik.
(er.nu/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social