TIRANË- Deputetët demokratë të Enkelejd Alibeaj i kanë dorëzuar në tryezë një propozim konkret grupit të Sali Berishës sa i përket formulës se si mund të zgjidhet kandidati i përbashkët për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Duke mos përjashtuar primaret, e nisura tashmë nga ‘Rithemelimi’, Gazment Bardhi që është edhe negociatori i grupit të Alibeajt, ka propozuar që përzgjedhja të bëhet me anë të një sistemi pikëzimi për kandidatët, që vjen 50% nga votat e anëtarësisë dhe 50% nga opinion që ka “X” emër te opinioni publik, dalë nga sondazhet.
Në dokumentin e siguruar nga Report Tv, mësohet se Bardhi ka propozuar ngritjen e Këshillit Drejtues Politik në nivel qendror dhe në nivel të çdo njësie vendore, me përgjegjësi kryesore krijimin e frymës së bashkëpunimit mes demokratëve dhe garantimin e fitores së Partisë Demokratike. Përbërja e Këshillit Drejtues Politik në nivel qendror, thuhet në propozim, duhet të caktohet me mirëkuptim dhe frymë konsensuale.
“Përzgjedhjen e një kandidati përbashkët fitues që përfaqëson gjithë Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe çdo zë opozitar në njësitë përkatëse vendore. Përzgjedhja e kandidatit të përbashkët fitues për kryetar bashkie bëhet me “sistem pikëzimi” dhe shpallet nga Këshilli Drejtues Politik. Në këtë sistem përfshihen 50 % e pikëve nga votimi sipas parimit “një anëtar / 1 votë” dhe 50 % e pikëve nga “vrojtimi i opinionit të gjerë publik” nëpërmjet sondazheve. Pas konsultimit dhe marrjes së propozimeve nga anëtar të Partisë Demokratike apo flukse të tjera opozitare, kandidatët që përfshihen në procesin e vlerësimit propozohen nga Këshilli Drejtues Politik në nivel vendor dhe miratohen me unanimitet nga Këshilli Drejtues Politik në nivel qendror. Rregullat e detajuara për zbatimin e “sistemit të pikëzimit” përcaktohen me unanimitet në Këshillin Drejtues Politik në nivel qendror brenda një jave nga nënshkrimi i këtij dokumenti. Drejtimi i proceseve në njësitë vendore bëhet me unanimitet nga Këshilli Drejtues Politik në nivel vendor. Në rast mosmarrëveshje Këshilli Drejtues Politik në nivel qendror ushtron “të drejtën e ndërhyrjes”, thuhet në dokument.
Lidhur me këto propozime, Bardhi ka informuar sot kolegët e tij të grupit parlamentar mbi bisedimet që po zhvillon me Edi Palokën. Ai u ka treguar se këto propozime ia ka paraqitur Edi Palokës, negociatorit të Berishës, ndërkohë që nuk ka marrë asnjë të tillë nga grupi tjetër, duke theksuar se nuk kanë lëvizur nga ideja për të njohur primaret dhe statutin e tyre. Burime nga mbledhje e grupit parlamentar bëjnë me dije se Bardhi u ka shpërndarë kolegëve draft propozimin që i ka bërë me shkrim.
“Deri më tani nuk kam një përgjigje, por në parim më është thënë që është e vështirë për tu pranuar” - është shprehur Bardhi.
Mga sa mësohet shumica e deputetëve kanë kërkuar që Bardhi të deklarojë publikisht menjëherë pas mbledhjes, refuzimin e palës tjetër dhe përfundimin e bisedimeve, pasi sipas tyre duket qartë që pala tjetër kërkon zvarritjen e zgjidhjes dhe vendosjen para faktit të kryer.Mirëpo Bardhi iu ka kërkuar edhe 24 orë kohë.
“Duke mirëkuptuar shqetësimin tuaj të nderuar kolegë, ju lutem të më jepni edhe 24 orë kohë për të bërë edhe një përpjekje të fundit për të gjetur rrugët e bashkëpunimit”, mësohet të jetë shprehur Bardhi. Për këtë arsye mbledhja e Grupit Parlamentar është shtyrë për nesër në orën 15:00.
Propozimet e Gazment Bardhit
1. Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin e demokratëve në nivel lokal për zgjedhjet vendore. Për këtë qëllim, duke respektuar mendimin e cilitdo për zhvillimet dhe çështjet e ndryshme brenda Partisë Demokratike, angazhohemi të krijojmë frymën e nevojshme të bashkëpunimit dhe fitores së zgjedhjeve lokale nga Partia Demokratike, duke ndërprerë dhe dënuar çdo sulm, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj mendimit ndryshe brenda partisë.
2. Ngritjen e Këshillit Drejtues Politik në nivel qendror dhe në nivel të cdo njësie vendore, me përgjegjësi kryesore krijimin e frymës së bashkëpunimit mes demokratëve dhe garantimin e fitores së Partisë Demokratike. Këshilli Drejtues Politik siguron përfaqësimin e barabartë gjithëpërfshirës në nivel qendror dhe lokal, dhe është përgjegjës për të garantuar zbatimin e këtyre parimeve të bashkëpunimit. Përbërja e Këshillit Drejtues Politik në nivel qendror caktohet me mirëkuptim dhe frymë konsensuale.
3. Përzgjedhjen e një kandidati përbashkët fitues që përfaqëson gjithë Partinë Demokratike të Shqipërisë dhe çdo zë opozitar në njësitë përkatëse vendore. Përzgjedhja e kandidatit të përbashkët fitues për kryetar bashkie bëhet me “sistem pikëzimi” dhe shpallet nga Këshilli Drejtues Politik. Në këtë sistem përfshihen 50 % e pikëve nga votimi sipas parimit “një anëtar / 1 votë” dhe 50 % e pikëve nga “vrojtimi i opinionit të gjerë publik” nëpërmjet sondazheve. Pas konsultimit dhe marrjes së propozimeve nga anëtar të Partisë Demokratike apo flukse të tjera opozitare, kandidatët që përfshihen në procesin e vlerësimit propozohen nga Këshilli Drejtues Politik në nivel vendor dhe miratohen me unanimitet nga Këshilli Drejtues Politik në nivel qendror. Rregullat e detajuara për zbatimin e “sistemit të pikëzimit” përcaktohen me unanimitet në Këshillin Drejtues Politik në nivel qendror brenda një jave nga nënshkrimi i këtij dokumenti. Drejtimi i proceseve në njësitë vendore bëhet me unanimitet nga Këshilli Drejtues Politik në nivel vendor. Në rast mosmarrëveshje Këshilli Drejtues Politik në nivel qendror ushtron “të drejtën e ndërhyrjes”.
4. Përzgjedhja e kandidatëve të Partisë Demokratike për anëtar të Këshillave Bashkiak garanton përfaqësimin proporcional të të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike. Përzgjedhja bëhet me unanimitet nga Këshilli Drejtues Politik.
5. Fushata zgjedhore drejtohet nga kandidati për Kryetar Bashkie në cdo njësi vendore, në bashkëpunim me Këshillin Drejtues Politik, që përbën Shtabin e Fushatës Zgjedhore në nivel qendror dhe vendor.
6. Këshillit Drejtues Politik në nivel qendror dhe vendor pas konstituimit të tyre i bashkohen edhe përfaqësues të partive parlamentare të tjera opozitare.
Mesa duket grupi Basha paska frikë te hyje në primare sepse merr pastaj vlersim prej popullit
PërgjigjuO Bardhi mos u lodh kot. Kandidatet do zgjidhen me primare dhe kjo eshte e mbaruar. Te ka mesuar gabim Lulushi. Do te beje edhe sondazhe pa le?! Nga ato adresat e Bangladeshit, qe e ndiqnin Bashen live?! Nuk i ha njerri keto dokrra o Bardhi. Merr ndonje gje keto 3 vjet qe te kane ngele si deputet, se do harrohesh shpejt.
Përgjigju