Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi dy vendet kanë kryer detyrat e kërkuara dhe meritojnë të shpërblehen, deklaroi ministri gjerman i Shtetit për Europën, Michael Roth, për gazetën gjermane ”Welt am Sonntag”.
”Refuzimi do të rrezikonte seriozisht besueshmërinë e BE-së, paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Po të krijojmë një vakuum politik, atë do ta mbushin pa shumë ceremoni aktorë si Rusia, Kina, Turqia apo Lindja e Mesme”, theksoi ai.
”Partnerët tanë nuk duhet të shkelin fjalën e dhënë. Më 15 tetor ne duhet t’i hapim dritën jeshile negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dy vendet kanë përmbushur detyrat dhe kjo duhet shpërblyer. Kemi marrë zotimet tona dhe tani duhet t’i mbajmë”, theksoi Roth.
Edhe para pak ditësh, Michael Roth tha në një intervistë për DW se ”shpresoj që më 15 tetor në Bruksel do të kemi sukses së bashku në dhënien e dritës jeshile për hapjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë”.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
24.4%
-
Jo
75.1%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 50519
Lajme të tjera
-
Ambasadorja amerikane në Shkup: Në listën e zezë të SHBA-ve, më shumë se një politikan maqedonas
10 Mars, 20:58
-
Shpëtim Duro debuton me fitore në Maqedoninë e Veriut, tre skuadrat shqiptare në krye
8 Mars, 16:25
-
'Lokomotiva' e ekonomisë së Evropës me përparim të ngadaltë në zbatimin e sanksioneve kundër oligarkëve rusë
4 Mars, 17:04
-
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miraton riorganizimin e Qeverisë
28 Shkurt, 12:20
-
Kërkohet asociacion i komunave shqiptare në Maqedoninë e Veriut
26 Shkurt, 17:58
-
Udhëtim në Maqedoninë e Veriut? Shkupi i mrekullueshëm ju mirëpret, njihuni me syrin dhe zemrën e qytetit
24 Shkurt, 11:05
-
Irani dënoi me vdekje një gjerman të akuzuar për terrorizëm! Gjermania dëbon dy diplomatë iranianë
22 Shkurt, 13:18
-
VIDEO/ E rëndë në Shkup, qytetarët dhurojnë rroba të grisura si ‘ndihmë’ për Turqinë
14 Shkurt, 13:46
-
Tërmeti i 1963-shit që ndryshoi arkitekturën dhe demografinë e Shkupit
14 Shkurt, 10:40
-
Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri, nesër ditë zie në Maqedoninë e Veriut
12 Shkurt, 21:35
-
Nxitën incidente në kufi, Shkupi gjobit dhe ua ndalon hyrjen bullgarëve që shkaktuan incident
5 Shkurt, 13:45
-
Pse Riviera e Ohrit duhet të jetë destinacioni juaj i radhës!
3 Shkurt, 09:28