Greqia dëshiron anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE, Dendia: Të drejtat e minoritetit, kushti ynë për negociatat

Greqia dëshiron anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE, Dendia: Të drejtat e minoritetit, kushti ynë për negociatat

Greqia mbështet perspektivën e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut  në Bashkimin Evropian, por sipas ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, Shqipëria duhet të plotësojë një nga kushtet kryesore që kërkon Athina ndaj Tiranës për të respektuar të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

“Flasim ndershmërisht me Shqipërinë. Kërkojmë mbrojtjen e të drejtave të pakicës Greke. Ne nuk kemi pretendime për Shqipërinë. Greqia është një faktor i stabilitetit dhe sigurisë së kufijve. Sidoqoftë, Shqipëria duhet të kuptojë që ecuria e saj europiane përmban mbrojtjen e te drejtave dhe parimeve europiane, të cilat sigurojnë mbrojtjen e pakicave. Kërkon gjithashtu respektimin e pasurive të tyre. Dhe nuk ka mundësi që pasuritë në zonën bregdetare të mos jenë objekt që duhet mbrojtur” – ka deklaruar kryediplomati grek në një intervistë të dhënë për gazetën “Kathimerini”.

Referuar dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë Dendias  deklaroi se "ne do të donim që të dy vendet të ecnin përpara, ky është realiteti, ky është interesi i tyre dhe në të njëjtën kohë, interesi i Greqisë dhe BE-së. Por ata duhet të plotësojnë kushtet".

"Z. Mitsotakis u takua me Z. Rama në Nju Jork, dhe unë gjithashtu isha në takim, ai i tha qartë: Respektim i minoritetit grek. Por kjo nuk është pretendimi i Greqisë kundër Shqipërisë, por është një e drejtë themelore e njeriut. A mund të thotë dikush "Jo ti nuk je" kur mendon se i përket pakicës Greke?", tha diplomati grek ndër të tjera.

Ndërsa kur u pyet  për Maqedoninë e Veriut ministri i Jashtëm grek ka deklaruar se qeveria e Shkupit duhet të respektoje detyrimet nga Marrëveshja e Prespës në mënyrë rigoroze.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen