Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn është takuar sot me ministrin për Europën dhe Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Në konferencën për shtyp Asselborn ka folur për situatën e krijuar në Union për sa i përket daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Europian, proces ky që duhet të mbyllet brenda dy viteve.
Ndërkohë për sa i përket hapjes së negociatave të Shqipërisë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian, Asselborg është shprehur se ka shumë shanse që kjo gjë të ndodhë në 2018.
“I kemi bërë një premtim Ballkanit Perëndimor në Samitin e Selanikut për përfshirjen në Bashkimin Europian dhe ne i qëndrojmë ende atij premtimi. Kam qenë në Shqipëri në 2005 dhe është bërë një rrugë e gjatë deri sot. Ka shumë shanse që në 2018 Shqipëria të çel negociatat për tu bërë pjesë e BE, por nuk është diçka që varet vetëm nga Brukseli, kanë të bëjnë shumë edhe politikat e brendshme”, është shprehur Asselborn.
Gjithashtu ka ministri i Jashtëm i Luksemburgut ka folur edhe për fluksin e azilkërkuesve shqiptar në Luksemburg , për të cilët është shprehur se mbeten problematik në BE, por ka vlerësuar edhe përpjekjet e bëra nga qeveria shqiptare për ndaljen e këtij fenomeni, ku ka folur edhe për dërgimin e një avioni nga autoritetet shqiptare për të riatdhesuar shtetas shqiptar të cilët kërkonin azil në Luksemburg.
Nga ana tjetër kryediplomati i Luksemburgut, nuk ka harruar të evidentojë edhe një nga vlerat e shqiptarëve, mikpritjen.
“Ju jeni një vend shumë mikpritës, jeni legjendar për këtë gjë dhe duhet ta promovojmë më shumë Shqipërinë”, tha Asselborn.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO