"Shqipëria ende ka një rrugë të gjatë për të bërë". Kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok kur u pyet në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë, që pak ditë më parë mori rekomandimin pozitiv nga Komisioni Europian.

Ai ka qenë më pozitiv në lidhje me Maqedoninë e Veriut duke vlerësuar progresin që ka bërë, por sërish shton se 'Ata nuk janë ende gati". Ministri Blok theksoi se Shkupi ka ende për të bërë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Palët në parlamentin holandez janë të ndarë në qëndrimin e tyre për hapjen e negociatave, pasi disa janë pro dhe disa kundër.

Vitin e kaluar tre vende mes tyre Holanda nuk ishin dakord për hapjen e negociatave për Shqipërinë duke e shtyrë për këtë qershor, por skepticizmi vijon. Kujtojmë që pak javë më parë Holanda kërkoi edhe rikthimin e vizave për shqiptarët.