Holanda 3 mln € Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit tragjik, të hënën Konferenca e Donatorëve (VIDEO)

Holanda do të japë 3 milionë euro për Shqipërinë në Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet ditën e hënë në Bruksel. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm i Holandës Stef Blok, i cili përmes një video mesazhi në Twitter thotë se qëndron pranë Shqipërisë në përpjekjet e rindërtimit.

"Qëndrojmë pranë Shqipërisë pas pasojave të tërmetit, do të dhurojë 3 milion € për përpjekjet e rindërtimit. Tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë vitin e kaluar na tronditi të gjithëve. Kam parë pamje të dëmeve, kryeministri Edi Rama dhe kolegu im Gent Cakaj më kanë treguar histori që të thyenin zemrën për qytetarët shqiptarë që ranë viktimë e kësaj fatkeqësie. Bashkë për Shqipërinë” tha Blok.

Fatura e dëmeve nga tërmetit llogaritet 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 mld euro. Konferenca në Bruksel do të organizohet nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Kryeministri Edi Rama u shpreh dje se është optimist se ndihma nuk do të jetë simbolike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:54
Të hënën Konferenca e Donatorëve 'Bashkë për Shqipërinë', Brukseli prezanton programin (VIDEO)

Ditën e hënë në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit të vitit të kaluar ku humbën jetën 51 persona, ndërsa dëmet llogariten 980 milionë euro, teksa rindërtimi kërkon rreth 1.08 mld euro. Konferenca në Bruksel do të organizohet nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.

Në Konferencë pritet që të marrin pjesë mbi 100 shtete, por edhe Banka Botërore me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizata të tjera. Zëdhënësja e KE-së, Dana Spinant sot dha më shumë detaje nga organizimi i Konferencës së Donatorëve 'Bashkë për Shqipërinë'.

Në orën 14:15 Presidentja e Komisionit Europian dhe kryeministri Edi Rama do të nënshkruajnë programin për mbështetjen e Shqipërisë lidhur me rindërtimin me një vlerë prej 15 milionë euro. Presidentja e Komisionit Europian do të hapë konferencën së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në 14:30.

Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi do të hapë dhe mbyllë sesionin e angazhimeve të donatorëve në këtë konferencë, ndërkohë që komisioneri Janez Lenarčič do të bëjë vlerësimin e nevojave lidhur me dëmet e tërmetit. Në përfundim të konferencës së donatorëve, presidentja Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp" tha zëdhënësia. Kryeministri Edi Rama u shpreh dje se është optimist se ndihma nuk do të jetë simbolike.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gezimi: 14/02/2020 22:17

    Qenkan keputur ne b**he

    Përgjigju
  • Tralala: 14/02/2020 22:09

    Qenka keput ne bydh hollanda..

    Përgjigju
  • Kafsha: 14/02/2020 18:33

    JO, të madhe parave të këtyre, nuk kemi nevojë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori