Negociatat në A1Report,
Mahmutaj dorëzohet në polici

Negociatat në A1Report,<br />Mahmutaj dorëzohet në polici
TIRANE- Razip (Gate) Mahmutaj është vetëdorëzuar në polici, pasi drejtpërdrejt kërkoi ndërmjetësimin e televizonit A1 Report, sepse ai kishte frikë se policia do ta vriste. Gate Mahmutaj kontaktoi vetë me telefon me studion e televizonit A1 Report duke deklaruar se ishte i gatshëm të dorëzohej, por donte siguri për jetën e tij. Ndërkaq A1 Report dha garancitë dhe kontaktoi me drejtuesit e policisë nga të cilët u mor siguria se nuk do të kishte asnjë dëmtim.

A1 Report ka transmetuar live nga Lazarati edhe momentin e dorëzimit të të shumëkërkuarit në polici, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 minuta të mbrëmjes së djeshme. A1 Report ka mundur të fiksojë momentet e dorëzimit të Razip Mahmutajt, personi i cili ishte më i kërkuari i këtyre ditëve nga policia dhe që mendohet se është edhe kreu i kësaj bande që po sulmonte dhe qëllonte policinë me armë nga drejtime të ndryshme në fshatin e Lazaratit. Mësohet se, Mahmutaj është dorëzuar tek drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Hiko Çako.

NEGOCIATAT ME A1 REPORT
I kontaktuar pak para se të vetëdorëzohej në polici, Mahmutaj tha për A1 Report se ka vendosur të ndërmarrë këtë akt dhe se do të përgjigjet për çfarëdo të kërkojë shteti. “Pres të dorëzohem, por kam frikë dhe presion nga gjithë kjo situatë e krijuar këtu, dhe kam pak frikë por kam vendosur se do të vetëdorëzohem patjetër. Unë e kam thënë edhe herë të tjera se nuk kam hashash në pronat e mia. Dua të vetëdorëzohem në polici pa dhunë dhe në mënyrë të qytetëruar. Jam gati të përgjigjem për të gjitha”, tha mbrëmë Mahmutaj në telefon në lidhje direkte.

Ai tha se kishte frikë për jetën, ndërsa kërkoi ndërmjetësimin e A1 Report që të vetëdorëzohej. I pyetur nëse do të ishte gati të vetëdorëzohej nëse do të shoqërohej në polici nga kryekomunari i Lazaratit Dasho Aliko, ai e pranoi nëse ky do të ofronte garanci për jetën e tij. “Deri tani nuk ka gjakderdhje, prandaj dua të dorëzohem shumë shpejt, sepse është krijuar një emër i keq për mua. Do të dorëzohem sapo të vijnë të më marrin, nuk kam kundërshtime. Më ndihmoni edhe ju.

Nëse vjen Dasho Aliko dhe më jep garanci po jam gati të vetëdorëzohem”, theksoi Gate Mahmutaj. Gjatë intervistës ai tha se e kishte marrë këtë vendim, ndërsa i bëri thirrje banorëve përgjegjës për sulmet të ndalojnë të shtënat. “I drejtohem fshatarëve të mi të mos qëllojnë policinë sepse më kanë ngarkuar mua me një barrë të rëndë. Çdo gjë që ndodh po i vihet emrin tim, nuk e dua këtë emër krimineli”, tha Mahmutaj.

KONTROLLE NË LAZARAT
Menjëherë pas dorëzimit në polici të Razip Mahmutajt, qindra forca të policisë kanë nisur kontrolle masive në fshatin e Lazaratit. Burime nga ky fshat kanë bërë të ditur për “Shqiptarja.com” se, do të kontrollohen të gjitha banesat e kësaj zone ndërsa po kërkohen edhe personat e tjerë që ende nuk janë kapur.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 18 qershor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës