Negociatat për kufirin detar,
Meta takon ambasadoren greke

Negociatat për kufirin detar,<br />Meta takon ambasadoren greke<br>
E hëna ka nisur për ambasadoren e Greqisë në Shqipëri duke ngjitur shkallët e Presidencës për t’u takuar me Presidentin e republikës Ilir Meta. Takimin e konfirmoi për Report TV një burim nga Presidenca.

Mësohet se ky takim që ka zgjatur 40 minuta është kërkuar nga ambasadorja greke Eleni Surani e cila ka kërkuar të njihet me hapat që do të ndërmarrë presidenti Meta pas kërkesës për plotfuqishmëri në negociatat me Greqinë.

Negociatat mes dy vendeve kanë shkaktuar polemika të shumta në qarqet politike. Javën e shkuar shefi diplomacisë greke Kotzias u thirr në interpelancë parlamentare nga opozita greke.

Ndërkohë në Shqipëri, ministria e punëve të Jashtme mbetet në pritje të një përgjigje nga presidenti Ilir Meta për kërkesën e plotfuqishmëri. Veprimi i fundit I ndërmarrë nga Presidenti Ilir Meta ishte takimi konsultativ me anëtarët e komisionit të jashtëm parlamentar mëngjesin e të shtunës.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan

Venezuelë/ Protesta të dhunshme kundër fitores së Maduros! Opozita: Gonzalez mori 73% të votave, zgjedhjet u manipuluan