Negociatat për normalitet në Kuvend, Basha: S'është marrëveshje për anëtarësimin në BE! Duan të zhbëjnë ligjin e dekriminalizimit 

Negociatat për normalitet në Kuvend, Basha: S'është marrëveshje për anëtarësimin në BE! Duan të zhbëjnë ligjin e dekriminalizimit 

Lulzim Basha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të akuzojë kryeministrin Edi Rama se ka bërë pazar me Sali Berishën, për mbrojtur plaçkën e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008.

Por përveç kësaj tha Basha, ata duan të zhbëjnë ligjin e dekriminalizimit, duke i hapur rrugë personave me precedentë penal dhe zyrtarëve të dënuar për korrupsion, që të kenë mundësi të kandidojnë në zgjedhjet e radhës.

'Nuk është marrëveshje për anëtarësimin në BE, por është pazar i pastër mes rrangalleve të vjetra të tranzicionit, që duan të mbajnë peng Shqipërinë, duke ruajtur monopolin e sistemit, sepse vetëm ashtu mund të mbajnë njëri-tjetrin, sipas lojës 35-vjeçare, që i yti mishin të ha, por kockën ta ruan.

Sot nuk ka shqiptar që beson përrallat e Edi Ramës, i cili një ditë i quan idiotë ata që akuzojnë se po bën pazar, ndërsa të nesërmen vetë zyrtarizon pazarin me Sali Berishën, të cilin, kur s’i duhet e quan “Non grata”, ndërsa kur i hyn në punë, e quan partner për jetën parlamentare.

Pazari për të mbrojtur plaçkën e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, është i qartë, por përveç kësaj, së bashku ata duan edhe të zhbëjnë ligjin e dekriminalizimit, duke i hapur rrugë personave me precedentë penal dhe zyrtarëve të dënuar për korrupsion, që të kenë mundësi të kandidojnë në zgjedhjet e radhës. Edi Rama ka treguar se pa bashkëpunim me krimin e organizuar nuk mund të fitojë dot.’- tha Basha.

Më tej, kreu i PD-së nënvizoi se të dy janë të interesuar për t’i bërë presion drejtësisë së re, e cila ka premtuar se nuk do të kursejë askënd, pavarësisht hierarkisë apo pozicionit të lartë shtetëror.

‘Partia Demokratike është e vendosur për një koalicion të gjerë me qytetarët dhe me të gjithë faktorët politikë që duan një Shqipëri të njerëzve dhe për njerëzit kundër kastës së vjetër 35-vjeçare të dinosaurëve të korrupsionit.'- shkruan Basha.

Asamblenë Kombëtare të PS-së, kryeministri Edi Rama, tha se i vjen mirë që më në fund Kuvendi nuk do të jetë më çmendina e muajve të fundit dhe se tashmë duhet të punojmë për reformat për procesin e integrimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:14
Marrëveshja PS-Rithemelimi, Sefa: Pazari i rinovuar i 2008-ës, goditje përfundimtare e ligjit të dekriminalizimit

1710692072_sefa.jpg

Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Indrit Sefa përmes një deklarate ka artikuluar sërish akuza në drejtim të marrëveshjes mes mazhorancës dhe Rithemelimit për t'i dhënë fund kaosit në Kuvend.

“Pazari i rinovuar i vitit 2008 midis Ramës dhe Berishës po shfaqet publikisht çdo ditë e më shumë për qytetarët shqiptarë”, tha Sefa. 

"Rama bashkë me partnerin e tij të vjetër, Berishën, më në fund gjeti mundësinë që të legjitimojë dëshirën e tij të kahershme për të mos penguar të kandidojnë persona me precedentë penal. Edi Rama, nepermjet Damian Gjiknurit, kerkon qe te amnistoje personat me precedente penale per te qene kandidate. Kjo per faktin se Rama e ka te pamundur te fitoje pa krimin e organizuar ne lista, ndersa partneri i tij strategjik kerkon te amnistoje veten qe te mundet te jete pjese e listave ne zgjedhjet e vititit te ardhshem", thotë më tej në deklaratë.

Sipas Sefës kryeministri Rama ka propozuar ndryshime në ligjin për dekriminalizimin, vetëm pasi ka mbyllur marrëveshjen me Rithemelimin.

"Pazarit të dyshës Rama-Berisha për të mbyllur listat, për mos të lejuar diasporën të votojë, për ti dhënë Ramës në tavolinë 6 mandate si pasojë e kësaj ndarje rajonale, ju shtua dhe një element i ri siç është goditja përfundimtare e ligjit të dekriminalizimit. Fakti që Rama pati guximin të propozojë ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit vetëm pasi mbylli pazarin e radhës me Sali Berishën, tregon që bashkëpuntorët e vjetër e kanë gjetur përsëri rrugën për të dëmtuar interesat e shqiptarëve dhe për të ruajtur interesat personale. Kërkesat e të gjithë partive politike si dhe të grupeve të interesit për hapjen e listave për votimin e disporës, për votimin elektronik për barazinë e votës nuk u dëgjuan nga dyshja Rama-Berisha, të cilët me pazarin e radhës duan ti imponojnë qytetarëve vullnetin e tyre, madje duke kandiduar dhe njërëz me preçedent penalë të cilët ligji i dekriminalizimit i pengon"

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN