Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka vlerësuar pozitivisht rifillimin e negociatave trepalëshe mes SHBA-së, Ukrainës dhe Rusisë në Abu Dhabi, por ka theksuar se rruga drejt paqes është ende e gjatë. “Ka ende një rrugë të gjatë përpara. Megjithatë, është mirë që po dialogojnë, është pozitive që bisedimet trepalëshe kanë rifilluar. Është gjithmonë më mirë të ketë dialog sesa të mos ketë fare”, deklaroi Rubio. Ai shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk i kanë kundërshtuar asnjëherë bisedimet e drejtpërdrejta mes Europës dhe Rusisë. “Ishin rusët ata që nuk i donin”, tha sekretari amerikan i Shtetit.
Lajmi kryesor:
Negociatat për paqen në Ukrainë, dita e parë e bisedimeve në Abu Dhabi! Rubio: Rruga është ende e gjatë! Lavrov: Nuk e pranojmë armëpushimin e propozuar nga BE






