Negociatat, Pr/Rezoluta e PE:
Çelja varet nga Vettingu

Negociatat, Pr/Rezoluta e PE:<br />Çelja varet nga Vettingu
BRUKSEL-“Negociatat me Shqipërinë për anëtarësiminë në BE të hapen sapo të ketë progres të besueshëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi".

Kështu thekson projekt-rezoluta e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian hartuar nga Knut Fleckenstein. Projekt-rezoluta thekson se miratimi por edhe zbatimi në kohë i reformave janë kyçe për avancimin e integrimit në BE duke shtuar se Komisioni mbështet plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Në draftin e publikuar nga Parlamenti Europian që bazohet mbi raportin e Komisionit Europian, theksohet se Komisioni pret që Shqipëria të konsolidojë progresin e arritur dhe të ruajë ritmin duke zbatuar të gjitha prioritetet kyçe.
Por ndërkohe Reforma në Drejtesi ka ngecur tek ligji i Vettingut. Drafti thekson se ligji i Vettingut është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese në pritje të opinionit të Venecias.
 
Edhe në draft bëhet thirrje për miratimin sa më shpejt të të gjitha ligjeve që shoqërojnë Reformën, në veçanti të ligjit të Vettingut.

Drafti nga ana tjetër vlerëson miratimin e amendamenteve kushtetuese të Reformës në Drejtësi.

“Një reformën gjyqësore gjithëpërfshirëse është kërkesë e qytetarëve shqiptarë për të rikthyer besimin tek institucionet dhe përfaqësuesit politik. Besueshmëria dhe efektiviteti i procesit të reformave përfshirë edhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar varen nga suksesi i procesit të Vettingut dhe Reforma në Drejtësi”, thekson pr/rezoluta.

Zgjedhjet
Ndërkohë në projekt-rezolutë i bëhet thirrje komisionit parlamentar për Reformën Zgjedhore që të finalizojë rishikimin e kodit zgjedhor për të adresuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Rekomandimet të zbatohen në kohë përpara zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2017. Pr/rezoluta u ben thirrje partive qe te respektojne ligjin per te perjashtuar personat me precedent kriminal nga kandidimi.

“Të gjitha partitë politike janë përgjegjëse për garantimin e zgjedhjeve demokratike në përputhje me standartet ndërkombëtare. Partitë politike të respektojnë ligjin për të përjashtuar personat me precedent kriminal nga kandidimi”, thuhet ne rezoluten e PE.

Drafti bën thirrje për mbikqyrje efektive të financimit të partive politike në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme.

Korrupsioni
Komisioni është i shqetësuar se institucionet anti korrupsion vazhdojnë të kenë ndërhyrje politike dhe kapacitete të limituara.
Drafti thekson nevojën për një kornizë ligjore më të përshtatshme për konfliktin e interesit, ndërsa shprehet se duhet më shumë bashkëpunim mes policisë dhe prokurorisë për të vijuar hetimet anti korrupsion, përfshirë ato në nivele të larta.

Lufta dhe krimi i organizuar
Drafti vlerëson zbatimin e planit të veprimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe operacionet e fundit kundër plantacioneve të drogës. Gjithashtu ne pr/rezolutë bëhet thirrje që të çmontohen rrjetet e organizuara kriminale dhe të rritet numri i dënimeve.
Drafti bën thirrje për përshpejtimin e parandalimit të trafikut të qënieve njerëzore, veçanërisht të fëmijëve.

Azilantët
Në projektrezolutën e PE për Shqipërinë theksohet se numri i aplikimeve nga azil kërkuesit shqiptarë në BE është rritur sërish. Drafti bën thirrje qeverisë të intensifikojë sensibilizimin dhe përpjekjet e parandalimit të këtij fenomeni. 

(d.b/e.rusi/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?