Negociatat/ Presidenti grek mesazh Shqipërisë: Tani që aspironi për në BE, ndryshoni qëndrim

Negociatat/ Presidenti grek mesazh Shqipërisë: Tani që aspironi për në BE, ndryshoni qëndrim

Presidenti Prokopis Pavlopoulos gjatë ekspeditës në Athinë

ATHINË- Greqia ishte një nga vendet e cila përkrahu hapjen e negociatave në tetor por një personazh jo pak i njohur për shqiptarët si Presidenti grek, Pavlopoulos ka dhënë një mesazh sa kërcënues aq edhe ngushëllues. Deklarata e tij vjen fill pasi Shqipërisë iu refuzua hapja e negociatave më 18 tetor për shkak të mosarritjes së konsensusit mes 28 vendeve të BE pasi tre prej tyre, Franca, Holanda dhe Danimarka ishin kundër. 

Ai ka folur gjatë inaugurimit një ekspedite në një muze në Athinë, për armët e ushtarëve grekë të cilët kishin vdekur në territorin shqiptar gjatë italogreke në vitet 1940- 1941. Presidenti grek fillimisht thekson se "Shqipëria duhet të ndryshojë qëndrim meqenëse tani aspiron dhe për në Bashkimin Europian''

Ndërsa më pas gjatë fjalës së tij shton se "Është ngushëlluese kur sheh që po fillon të ndryshojë, për aq kohë sa përfundimi është i mirë". Pavlopoulos ja faturon përgjegjësinë Shqipërisë që shumë prej ushtarëve të rënë gjatë luftës italo- greke nuk iu gjet një varr që i jep lavdi sakrificës së tyre. 

Pavlopulos ka dhënë disa herë deklarata kërcënuese ndaj Shqipërisë sidomos për çështjen çame duke përfshirë dhe integrimin në BE. Në Greqia i kërkoi Shqipërisë të respektojë të drejtat e minoritetit grek, në këmbim të përgjigjes pozitive së helenëve e cila nuk mungoi në mbledhjen e Këshillit Europian më 17- 18 tetor por nuk mjaftoi. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor