TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë mbrëmjen e sotme një deklararatë lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim. Përmes një postimi në rrjetin social twitter Rama shkruan se procesi i vendimmarrjes të BE për të dhënë përgjigjen për Shqipërinë po konkurron edhe fantazinë e Franz Kafkës dhe Ismail Kadaresë.
"Nëse Franz Kafka apo Ismail Kadareja do të kishin pasur mundësinë të ndiqnin nga brenda këtë procesin e vendimmarrjes së BE-së, për të thënë PO a JO për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të kishin parë se si realiteti e konkuron edhe fantazinë e tyre të pakonkurueshme", shkruan Rama.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5da0d478af93crama.jpg)
Postimi i kryeministrit Edi Rama
Vendimi për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë do të jepet në datë 18 tetor. Më 27 shtator parlamenti gjerman votoi pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Nga ana tjetër Holanda ka lënë hapur derën për Shqipërinë duke deklaruar se hapja e negociatave për Shqipërinë ëshhtë e parakoshme, por nuk do ketë veto bllokuese nga ana e saj.
Ndërsa Franca kërkon shtyrjen e një vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mbledhjen e javës së ardhshme të Këshillit Europian.
Sipas Zërit te Amerikës, propozimi që Franca ka hedhur për momentin në tryezën e vendeve anëtare, lidhet së pari me idenë publike të Presidentit Emmanuel Macron, për të reformuar fillimisht BE-në përpara se të avancohet me zgjerimin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.1%
-
Jo
47.4%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6817
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mentor Kikia: Retorika e Berishës për shkrirjen e SPAK, nonsens elektoral që i jep avantazh Ramës
19 Shkurt, 14:02
-
Arrestimi i Veliajt/ Rama iu përgjigjet komentuesve: Heshtëm 5 vite, por tani drejtësia ‘shalqi me provë’! O me mua në Europë, ose me bufin e kënetës në gropë
19 Shkurt, 13:22
-
Rama letër Albin Kurtit: Me mbështetjen e aleatëve, Kosova shënoi arritje të paimagjinueshme! Urimi i 13 shkurtit, u publikua sot nga Kryeministri i Kosovës
19 Shkurt, 12:30
-
'O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do', Rama vijon me postimet për Bufin, kësaj radhe i tkurrur: Thaje kënetën me votë (VIDEO)
19 Shkurt, 10:43
-
Arrestimi i Veliajt/ Bala: ILD të sqarojë si u bë noteri-prokuror! Elezi: Kush i kundërvihet SPAK, nuk bëhet mazhorancë!
18 Shkurt, 18:17
-
'SPAK do përfundojë në koshin e plehrave', Rama ironizon sërish Berishën me bufin e kënetës: Kuak kuak kuak (VIDEO)
18 Shkurt, 12:53
-
Politikat e Arsimit të Lartë 2030, Rama prezanton dokumentin: Thyejmë murin ndarës me BE-në! Kemi 5-fishuar financimin e kërkimit shkencor! Janë rihapur Doktoraturat
18 Shkurt, 12:27
-
Rama: E vetmja garanci e SPAK jam unë e PS, SHBA u tërhoq! Bufi i kënetës thotë do e shkrijë, Noc Rrokun! Arrestimi i Erion Veliajt ishte i panevojshëm
18 Shkurt, 08:35
-
Arrestimi i Veliajt/ Muça: Rama po kërkon standarde! Pse heshtin institucionet e drejtësisë kur Berisha thotë do shkrij SPAK?
17 Shkurt, 22:35
-
Dizanji i ri i ‘NEWBORN’, Rama: Ua heq me kënaqësi kapelen autorëve të këtyre gërmave monumentale
17 Shkurt, 16:13
-
Berisha tha se Rama fshiu fotot, Alex Soros tjetër postim me kryeministrin shqiptar! Të qeshur dhe krah për krah
17 Shkurt, 15:47
-
17-vjetori i pavarësisë së Kosovës e gjen Thaçin në Hagë, Rama e Grenell në një zë: Europianët e institucionet e Prishtinës dështuan t'i japin fund padrejtësisë së madhe
17 Shkurt, 14:54