Merret vendimi/ Gjermania i thotë 'PO' Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave me BE me 2 kushtet

Gjermania thotë "PO" Shqipërisë! Me 395 pro, 188 kundër dhe 16 abstenim, parlamenti gjerman votoi pro hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian me dy kushtet. Shtate te tjera do zbatoehn pas hapjse se negociatave. Pas një diskutimi që ka zgjatur për rreth 45 minuta, Gjermania i jep dritën jeshile Shqipërisë në rrugëtimin e saj europian.

Një vendim pozitiv është marrë edhe per Maqedonia e Veriut. Për këtë të fundit rekomandohet hapja e pakushtëzuar e negociatave ndërsa për Shqipërinë me 2 + 7 kushte. Praktikisht per te filluar formalisht negociatat, Shqiperia duhet te plotesoje dy kushtet: Aprovimin e Reformes në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe plotesimin e kuorumit per te bere funksionale Gjykaten Kushtetuese dhe Gjykaten e Larte. Kjo duhet te arrihet brenda shkurt-marsit 2020 kur eshte parashikuar Konferenca nderqeveritare ne te cilen do te marre pjese edhe Maqedoni dhe Shqiperia dhe qe starton formalisht negociatat. Shtate kushtet e tjera do te duhet te respektohen gjate fazes se negociatave sipas kapitujve te ndryshem qe do te duhet te diskutohen. Vetem pas kompletimit te te gjithe kapitujve Shqiperia mund te shpresoje ne anetaresim. 

Theksi vihet tek ligjshmëria e zgjedhjeve të 30 qershorit, marrja një vendimi nga Gjykata Kushtetuese dhe tek procedimi penal për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kaluan procesin e Vettingut (lexo këtu të plotë). Kriza politike në Shqipëri është një faktor i rëndësishëm sa i përket vazhdimësisë së negociatave. Mungesa e dialogut politike do të ngadalësonte vazhdimësinë e negociatave, por që kriza politike nuk bëhen pengesë në hapjen e negociatave për anëtarësim.

Vendimi i liderëve të BE-së për Shqipërinë nëse do të hapen negociatat do të merret në 15 tetor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:58
'PO' e Gjermanisë për Shqipërinë/ Hahn: Njohja e progresit konkret është thelbësore për nxitjen e reformave

Një vendim thelbësor për stimulimin e Ballkanit Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE, e ka cilësuar eurokomisioneri Johanes Hahn vendimin pozitiv të Gjermanisë për çeljen e negociatave me BE. Ai vë theksin se njohja e progresit konkret është thelbësor.

“Shumë i mirëpritur votimi i sotëm në Bundestagun gjerman në favor të hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në tetor. Njohja e progresit konkret është thelbësor, si nxitje për reformat në Ballkanin Perëndimor dhe për besueshmërinë e BE”, shkruan Hahn.

Postimi i plotë i Hahn
Ora 21:54
Soreca: Bundestagu gjerman ka votuar pro hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ambasadori i BE në Shqipëri Luiggi Soreca ka përshëndetur votimin e parlamentit gjerman për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

"Bundestagu gjerman ka votuar këtë mbrëmje në favor të hapjes së negociatave me Shqiërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Tetor", shkruan Soreca.

Ora 21:41
Merret vendimi/ Gjermania i thotë 'PO' Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE

Me 395 vota pro dhe 16 abstenim, Gjermania i thotë 'PO' Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE. 

Ora 21:28
45 minuta diskutime! Parlamenti Gjerman voton rezolutën për çeljen e negociatave për Shqipërinë

Pas 45 minutash, mbyllet diskutimi. Parlamenti Gjerman voton rezolutën për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në pritje të vendimit...

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • miti: 27/09/2019 16:54

    Po ne Maqedoni sapo plasi skandali i korrupsionit i Prokurores speciale, dhe nga pergjimet kuptohet qe qeveritare te partise ne pushtet jane te perfshire. Por keto nuk quhen, ama Shqiperise duhet ti vihen kushte. Shqiperia duhet tearrije nivelin shteteve Nordike para se ti hapen negociatat, nderkohe per te tjeret mbyllen su dhe veshe. Franca vete ka nje sistem drejtesie te kalbur qe francezet nuk po e durojne dot, shtete si Bullgaria dhe Rumania jane po kaq te korruptuara por u futen pa kushte ne BE. Serbia dhe Mali i zi jane te korruptuara dhe te kapura nga mafia, por negociatat ku hapen pa kushte. Ndersa Shqiperise i bejne lojen : cfare uji i ke dhene gomarit.

    Përgjigju
  • Robshi PPPD Becheti 140: 27/09/2019 08:46

    Bravo makinacioneve politike ne kurriz te popullit me te varfer te evropes...

    Përgjigju
  • hans: 26/09/2019 23:30

    DANKE GERMANY,,,danke fur albanien unterstutzung….

    Përgjigju
  • Tralala: 26/09/2019 21:37

    Nuk duam negociata duam te arrestohet mona iliri sala dhe luli..ne burg zagaret..

    Përgjigju
    • Tralala: 27/09/2019 07:18

      Edi rama zemra jon..!❤️

    • Ops: 26/09/2019 23:23

      Po dashnori jetem Edi ?

  • Mr big G: 26/09/2019 17:19

    Pse MK I paska plotesuar kushtet më para se Shqiperia ikni more klysha K.....Rv

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja