Negociatat? Rama: Nuk jam optimist! Por jam i sigurt, pas 10 vitesh do të kemi një Shqipëri tjetër

Kryeministri Edi Rama është shprehur në një intervistë për mediat irlandeze se nuk është optimist se cfarë do të ndodhë javën tjetër në Bruksel lidhur me negociatat, nëse do të hapen për Shqipërinë dhe Maqedoninë.  "Nuk ka shumë për të qenë optimistë me atë që po ndodh sot në Evropë. Unë jam optimist për të ardhmen e vendit por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme. Ne jemi dëm kolateral i BE-së. Kur ka bomba diku dhe një kopsht goditet, ne jemi kopshti" tha Rama për Irish Times.

Duke u ndalur te reforma në drejtësi dhe pastrimi i sistemit nga të korruptuarit, kreu i qeverisë shqiptare thotë se “Ne e pastruam aq shumë sa gjykata Kushtetuese është fshirë praktikisht. Dhe tani ata [BE] thonë: 'Mirë, ju e pastruat por nuk keni gjykatë Kushtetuese'.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se Shqipëria nuk po kërkon që të hyjë sot në BE, por të fillojë bisedimet dhe të gjykohet pas 10 viteve. "Ne nuk po kërkojmë të jemi anëtarë të BE javën tjetër. Ne e dimë se nuk mund ta bëjmë atë pa një gjykatë Kushtetuese. Ne po kërkojmë të fillojnë bisedimet e pranimit, që mund të vazhdojë mbase 10 vjet. Pra, atëherë na gjykoni. Pas 10 vitesh do të jetë një vend tjetër dhe do të kemi një shtet që funksionon krejtësisht ndryshe. Unë jam shumë i sigurt për këtë" tha ai.

Ndërkohë që Lulzim Basha, kryetari i PD-së dhe drejtuesi i opozitës ka akuzuar qeverinë dhe drejtësinë. Basha thotë demokratët i kanë dhënë mbështetje reformës në drejtësi, por akuzon qeverinë se ka “minuar, shkelur dhe abuzuar” me procesin. 

"Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një gjykatë supreme, pa një gjykatë kushtetuese, pa një prokuror të përgjithshëm, me një parlament me vende të paplotësuara dhe një kryeministër që qeveris me dekrete pa asnjë limit institucional për pushtetin e tij.

Si rezultat kemi një gjyqësor të paralizuar dhe asnjë politikan apo figurë e krimit të organizuar nuk është përballur me drejtësinë. Përkundrazi, një numër i çështjeve të nivelit të lartë të korrupsionit janë anashkaluar nën ndikimin e qeverisë, duke siguruar pandëshkueshmëri për të akuzuarit" tha Basha.

Ditën e martë në Bruksel do të vendoset nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë do i hapen negociatat. Holanda dhe Franca janë dy vendet skeptike që ende nuk kanë vendosur lidhur me faktin nëse dy vendeve të Ballkanit do u jepet mundësia e çeljes së negociatave.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erisa: 12/10/2019 19:39

    Ti rama na dole mut si te tjeret,,por je mut i vogel,ne krahasim me saliun....

    Përgjigju
  • shqip: 12/10/2019 17:58

    Pritni dhe 10 vjet se a e dini si do jete shqiperia . PA shqiptare eshte e sigurt njehere.

    Përgjigju
  • Lezha: 12/10/2019 14:50

    Mbas 10 vite vetem moshat e thyera do mbeten ne vendin tone

    Përgjigju
  • Lori: 12/10/2019 14:42

    Shqiperia duhet ti bej te qarte europes se nese nuk na duan te bejm menjeher bashkimin me Kosoven.Nje Shqiperi e madhe eshte nje Shqiperi e forte.Derisa te jemi nje popull i vogel dhe i ndare do lozin me neve te gjithe.Nuk ka Serbia nje demokraci apo ligj me te mir se Shqiperia por ka vite qe ka hapur negociatat me BE.

    Përgjigju
  • Emigrant: 12/10/2019 14:11

    NORMALISHT N Q S TI JE POLITIKAN VERTETE I PJEKUR QE KY POPULL TE JAPE PRAPE VOTEN SHQIPERISE NUK I HAPEN NEGOCIATAT PER NE BE TI DUHET TE JAPESH DORHEQJEN QE DO TREGOJE VERTETE BURRNINE TENDE N Q S JO ATEHERE TI JE BURRACAK I KORRUPTUAR

    Përgjigju
  • E**A**: 12/10/2019 13:58

    mashtrus

    Përgjigju
  • Robert: 12/10/2019 12:39

    Si te qerohesh ti dhe fara jote e politikaneve po.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 12/10/2019 12:39

    Mbas 10 vitesh nuk do kete kembe shqiptari atje. Do ikin te gjithe dhe do ju lene ju ,berishen,mediun,bashen,meten,zaganjorin,jajdarin te punoni dhe te ndertoni burgher per njeri tjetrin

    Përgjigju
  • Emi: 12/10/2019 11:30

    Mas 10 vitesh ska me mete shqiptare ne shqipni

    Përgjigju
  • sapa: 12/10/2019 11:13

    Shtoja edhe nje zero tjeter!Do kisha deshire qe kete komentin tim ta arshivonin per brezat e ardhshem!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mosmarrëveshja me Sllovakinë, Zelensky: Po hapin front të dytë energjitik kundër Ukrainës! Fico: Nëse Kievi ndalon gazin, s’e furnizojmë me energji

Mosmarrëveshja me Sllovakinë, Zelensky: Po hapin front të dytë energjitik kundër Ukrainës! Fico: Nëse Kievi ndalon gazin, s’e furnizojmë me energji