Rama: Opozita po izolohet nga ndërkombëtarët, në Berlin ZERO fjalë për zgjedhjet

Me të mbërritur në Tiranë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mblodhi jashtë radhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste që ai drejton, ku foli me detaje në lidhje me çfarë ndodhi në Samitin e Berlini, që mblodhi liderët e Ballkanit Perëndimor me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe Presidentit të Francës Emanuel Macron. 

Kreu i qeverisë tha se nuk shkoi në Berlin për të mësuar se cili do të ishte vendimi i Gjermanisë sa i përket procesit të hapjes së negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Rama, i cili njëjtë si kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, pati një takim të veçantë me kancelaren Merkel, tha se "nuk shkoi në takim për t'u njohur me vendimin e Gjermanisë në zyrën e kancelares". Ashtu si Shqipëria, edhe Maqedonia e Veriut është në pritje për të mësuar vendimin e vendeve të BE-së për anëtarësim në familjen e madhe evropiane. 

Për shkak të çështjeve të brendshme të Bundestagut gjerman, ky vendim, që pritej të merrej në fillim të muajit qershor, do të merret në vjeshtë, në shtator pas zgjedhjeve në Parlamentin Evropian.

"Është folur për shtatorin nga pala gjermane por kurrsesi për mosçeljen e negociatave për ndonjë arsye që lidhet me Shqipërinë", tha Rama para ministrave dhe deputetëve socialistë.

Rama tha se Gjermania vlerësoi arritjet e Shqipërisë në rrugën e reformave.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:02
'Saliu dhe dajë Titi fajësojnë qeverinë' Rama: Macron vlerësoi uljen e azilkërkuesve

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe qëndrimin e presidentit francez lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën e cila sipas tij, në media u 'shit' si një qëndrim që lidhet me numrin e azilkërkuesve shqiptarë. Rama tha se presidenti francez Macron ka vlerësuar rënien me 40% të azikërkuesve ndryshe nga sa thotë 'Saliu' dhe 'Titi'.

"Kancelarja Mekrel zhvilloi dy takime me Zoran Zaev dhe mua ku u fol mbi çështjen e anëtarësimit në BE. Unë nuk shkova në takim për t'u njohur me vendimin në zyrën e kancelares. Dihet se vendimi kalon përmes Bundestagut. Kështu që gramofonët dhe filxhanët e Tiranës që njoftuan mbylljen e dyerve të Europës, ishte një shprehje e atyre që duan të marrin me çdo kusht Shqipërinë. Përpjekje ekstreme për të shitur pallavra që negociatat nuk hapen janë të turpshme. Vendimmarrjet nuk lidhen vetëm me sa bëjmë ne por me atë që ndodh me vend ku rritet partia anti-europiane. Askush nuk i thotë dot më Kosovës që nuk ke përmbushur kriteret. Disa qeveri në BE i friken forcave anti-europiane ne vendet e tyre nëse i japin Kosovës atë që i takon. U tha se Macron ka firmosur për të mos i dhënë viza Kosovës. Aspak e vërtetë. Pa pikë turpi që nga Saliu e deri tek dajë Titi fajësuar qeverinë tonë në emër të Macron, i cili e ka vlerësuar uljen me 40 % të numrit të azilkërkuesve për vitin e shkuar. Mjerë ky vend për rrugëhumburit dhe Kadrinjtë që shpikin çdo ditë. Ne e kemi çuar Shqipërinë në derën e paradhomës së BE. Është e sigurtë se kemi sot marrëdhëniet me të mira me Gjermaninë dhe Francën. Merkel dhe Andera Nales, edhe nënkryetari i grupit parlamentar të VDU  e kanë vlerësuar qartësisht progresin e bërë në procesin e integrimit. Na kanë siguruar në njohjen e meritave të Shqipërisë për zyrtarizimin e çeljes së negociatave. Vitin e kaluar KE shkruajti se në qershor do jepet vendimi pozitiv dhe nga ana tjetër shumë e rëndësishme për procesin, Shqipërisë pikërisht se ka kryer detyrat i është lejuar të nisë një proces i cili niset kur negociatat hapen zyrtarisht. I vetmi problem është se në ditën e vendimmarrjes në qershor është tejet e shkurtër. Pse KE vendosi këtë vit që ta nxjerrë raportin në fund të Majit, për shkak të zgjedhjeve të BE. Problemi nuk është ecuria e Shqipërisë por dinamika e brendshme politike. Është folur për shtatorin.

Sa për Francën duhet të nënvizojë duhet pritur përfundimi i zgjedhjeve europiane në Maj, në periudhën kur qëndrimi i Francës do formohet në bazë të rekomandime të Komisionit. Do ishim në pozitë të vështirë sot nëse komisioni nuk do rekomandonte hapjen e negociatave", u shpreh Merkel.

Ora 10:30
Rama: Në Berlin ZERO fjalë për të shtyrë zgjedhjet

Kryeministri Edi Rama tha se ndryshe nga çfarë priste opozita jo parlamentare, në Samitin e Berlinit, atij nuk ju tha asnjë fjalë për situatën e brendshme politike në Shqipëri, dhe aq më pak, të kërkohej shtyrja e zgjedhjeve.

Kreu i qeverisë tha se opozitën e gënjen mendja se do të mund të ndalojnë zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor 2019.

"I ka ardhur fundi variantit të lojës në gjuhë të huaj sepse nuk ka më njerëz që i besojnë atyre që prodhojnë katran  të cilët kanë shpërndarë nëpër botë më shumë bojë se në 10 vite të marra së bashku. Në këmbim kanë marrë vetëm refuzimin e një maskarade të poshtër dhe po vazhduan kështu do marrin edhe izolimin total nga bota demokratike. Kujtojnë se do prodhojnë dëshmor, duke provokuar rendin, i cili në kohën e tyre përgjigjej me kallashnikov.

I gënjen mendja se do të ndalojnë Shqipërinë të bëjë zgjedhje vendore,por s'kanë gjetur asnjë budalla në botë që t'i takojë dhe jo më t'i dëgjojë.

Me gjithë broçkullat që u thanë për Samitin apo që mua do më tërhiqet veshi që të shtyja zgjedhjet, u them se nuk më zuri veshi asnjë kërkesë të kësaj natyre. Zero fjalë për të shtyrë zgjedhjet. Në demokraci askush nuk është i detyruar të hyjë të zgjedhje me zor. Nuk është detyra e qeverisë të fusë në zgjedhje partitë që nuk duan", tha kreu i qeverisë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robert: 02/05/2019 12:35

    je, mbahesh per shakaxhi. Batutat e tua as per hale s'na bejne.

    Përgjigju
  • Besnik Hasanaj: 02/05/2019 11:53

    Më në fund një përgjigje kazanëve dhe (opozitës) çdo reagim ndryshe do ishte fatale për Shqiptarët dhe Shqipërinë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës