Kryeministri Edi Rama teksa në një mbledhje jashtë radhës takoi grupin parlamentar të Partisë Socialiste, foli me detaje për atë se çfarë ndodhi në Samitin e Berlinit, ku ndër të tjera tha se opozita po izolohet nga ndërkombëtarët me vendimet e saj ekstreme për të dalë nga kuvendi dhe për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019.
Kësaj deklarate, nga protesta e opozitës që edhe këtë pasdite bllokoi thuajse të gjitha akset kryesore rrugore në vend, ju përgjigj kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ajo tha se e ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, por sulmoi përfaqësitë ndërkombëtare që kanë ardhur në Shqipëri duke kundërshtuar dhe kritikuar hapur vendimet e opozitës e njëjtë duke i bërë apel të mos djegin edhe partitë e tyre. Ajo tha se opozita ka kontakte me ndërkombëtarët e vërtetë, që sipas saj nuk janë "ata që vijnë për turizëm dhe fundjavë në Shqipëri me rroga marramendëse.
"Opozita nuk është e izoluar nga ndërkombëtarët, përkundrazi jemi në kontakt të vazhdueshëm dhe të shpeshtë, jo me ata që vijnë për turizëm dhe që vijnë për weekend me rroga marramendëse në Shqipëri, por me ata që u intereson stabiliteti në Rajon. Shumë shpejt do ta dëgjoni edhe izolimin e opozitës, është një opozitë e koordinuar me partnerët tanë euro-atlantikë dhe të BE-së, nuk janë burokratët e korridoreve të zyrave që paguhen nga taksapaguesit por janë ata që vendosin dhe votojnë për anëtarësimin e BE-së", tha Kryemadhi.
Kryemadhi tha se opozita nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë.
"Opozita nuk ka kërkuar pushtet në tavolinë. Sot shqiptarëve duhet tu themi që gjërat kanë ndryshuar. Edhe në Berlin Rama tha që do hapen negociatat, por ai i përgjërohej dhe kërcënonte Ramush Haradinaj për të hequr taksën ndaj Serbisë ndërkohë që popullit të Kosovës i vë taksë në Shqipëri. Kemi të bëjmë me një gënjeshtar patologjik. Është e vështirë për ta besuar. Duhet t'i japim fund këtij fenomeni, që mos t'i shkojë në mend njeriu të bëhet si fenomeni Rama", u shpreh kryetarja e LSI-së.
Lajmi kryesor:
Opozita bllokon rrugët 2 orë, Basha: S'ka 30 qershor! Të caktohet datë tjetër për lokalet dhe të parakohshmet /VIDEO
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
41.7%
-
Jo
49.8%
-
Jam i/e dyzuar
8.5%
Vota total: 2505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse u shpik 'aksidenti' ndaj Lulzim Bashës?
27 Janar, 21:36
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01