Në një intervistë për Reuters, kryeministri Edi Rama u bën thirrje vendeve të BE që të mos i kthejnë shpinën Shqipërisë. Sipas tij, nëse Shqipërisë i mohohet hapja e negociatave, mund të ushqehet radikalizmi islamik, ndërsa në rrezik është edhe stabiliteti në rajon.

Europë, mos na kthe shpinën. Duke i mohuar Shqipërisë anëtarësimin një ditë në Bashkimin Europian, mund të ushqehet radikalizmi islamik në këtë shtet ballkanik, duke rrezikuar stabilitetin rajonal. Mos lini vend bosh që të mbushet nga shtetet e tjera. Me statistika, Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por unë do të thosha se feja kryesore në Shqipëri është Evropa

Kryeministri Edi Rama për Reuters