TIRANE - Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin ka prezantuar në Këshillin Kombëtar të Integrimit raportin e KE-së, që rekomandon çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ambasadorja Vlahutin theksoi se raporti është një vlerësim faktik mbi përparimin e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar.
"Komisioni ka vërejtur përparim të qëndrueshëm që do të thotë se Shqipëria mbeti e fokusuar në axhendën e reformave. Një reformë ishte vendimtare për rekomandimi për hapjen e negociatave: reforma e drejtësisë. Dhe unë ju falenderoj për këtë. Një gjë mbetet: fillimi i zbatimit të vettingut dhe rezultatet e para konkrete."- deklaroi ambasadorja Vlahutin.
Në mbledhjen e Këshillit fjalën e mori deputetja e PS-së Arta Dade, e cila theksoi se ndryshimet kushtetuese janë një hap thelbësor në procesin e integrimit europian të vendit.
Sipas zonjës Dade, kuvendi është i angazhuar për të përmbushur atë që kërkohet nga BE-ja dhe shpreson që edhe opozita ta bëjë një gjë të tillë.
Ndërkohë, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu deklaroi se marrja e rekomandimit për çeljen e negociatave me BE-në është një arsye për të vijuar punën për përgatitjen e një strategjie për integrimin e vendit në familjen europiane.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit vijoi me dyer të mbyllura.
/Shqiptarja.com

VIDEO