Negociatat/Presidenti maqedonas: Të veçohemi nga Shqipëria, ajo është në rrëmujë

Negociatat/Presidenti maqedonas: Të veçohemi nga Shqipëria, ajo është në rrëmujë

“Découplage” apo shkëputje është fjala e ditës aktualisht në Bruksel, gjatë diskutimeve për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Gjatë një vizite në Bruksel të enjten, Presidenti i Maqedonisë Veriore Stevo Pendarovski tha për EURACTIV, se vendi duhet të trajtohet i “veçuar” nga Shqipëria fqinje.

Ai ka shfaqur hapur 'frikën', se kur Bundestagu të shqyrtojë çështjen në qershor atëherë “paketa dyshe” do të dëmtojë Maqedoninë.

"Problemi më i madh tani është çkyçja me Shqipërinë. Shqipëria tani është në rrëmujë. Opozita është larguar nga institucionet dhe po bëhet më e tensionuar. Pra, çfarë mund të themi këtu? Kemi pasur rekomandime pozitive nga Komisioni më parë, dhe jemi çarmatosur "- thotë ai.

Pendarovski kujton se procedura e “decouplage” është përdorur dy herë të tjera në dëm të Maqedonisë, në vitin 2011 kur u shkëput nga Mali i Zi dhe në 2013 kur u shkëput nga Serbia, ku kjo e fundit përfitoi hapjen e negociatave dhe Shkupi jo për shkak të problemit të emrit me Greqinë.

Në të dyja rastet, ishte një lajm i madh për rajonin që ata hapën bisedimet. Por tani ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë, kemi nënshkruar marrëveshjen me Greqinë, e cila ishte një mrekulli politike”, tha presidenti.

Por, Pendarovski gjithashtu tha se vendimi për të hapur bisedimet e anëtarësimit me Shkupin mund të vonohet deri në shtator, pasi Bundestagu Gjerman do të debatojë zgjerimin vetëm pas pushimeve të verës. Ai shprehu shqetësim se kjo mund të jetë tepër vonë, pasi konteksti politik në Ballkan mund të ndryshojë në muajt e ardhshëm dhe do të krijojë probleme të reja.

Megjithatë, ndërsa vendi do të bashkohet me NATO-n ose në dhjetor, "ose në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm", perspektivat e saj në BE janë ende të pasigurta.

"Në të dyja rastet, ishte një lajm i madh për rajonin që ata hapën bisedimet. Por tani ne kemi bërë detyrat tona të shtëpisë, kemi nënshkruar marrëveshjen me Greqinë, e cila ishte një mrekulli politike," -tha presidenti.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala zura nje gale: 15/06/2019 16:26

    Ju doni Greqine qe ju detyroi te nderroni emrin nga Republika e Maqedonise ne Maqedonia e Veriut.

    Përgjigju
  • Pavllo Loqja: 15/06/2019 15:48

    Veconi Shqiperine pranoni Rusine qe ju sh.....u nenat kurse Shqiperia hapi te gjitha rruget tokesore ajrore dhe detare Turp tju vije plehra

    Përgjigju
  • adamo311: 15/06/2019 01:36

    Shqiperia ne RREMUJE, fale Sales e krimineleve te tjere! Pra PAKTI KRIMINELO-MALOKE!!! Tradhtaret e kombit! Tung.

    Përgjigju
  • ERP: 14/06/2019 21:48

    S’keni faj ju plehra. Ju as komb nuk jeni. Ju shpetoi USA, shqiptaret qe keni atje dhe marreveshja me cipiripin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën

Digjet prej 4 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon zonën