Presidenti Stevo Pendarovski, i dorëzoi pasditen e sotme mandatin Talat Xhaferit për përbërjen e re të Qeverisë kalimtare që ka për detyrë t`i organizojë zgjedhjet e dyfishta në vend.
“Në bazë të nenit 84 alinea 1 të Kushtetutës së RMV-së kurse në pajtim me nenin 43 të Ligjit për Qeveri dhe me propozim të partisë më të madhe që përbën koalicionin qeveritar, për mandatar për përbërjen e qeverisë kalimtare për zbatimin e zgjedhjeve për deputetë, e përcaktoj z.Talat Xhaferi”, deklaroi Pendarovski.
Talat Xhaferi si Kryeministër i ardhshëm, pritet që nesër në Kuvend t`i dorëzojë propozimet për përbërjen e re qeveritare dhe programin e qeverisë së tij. Votimi pritet të jetë të dielën më 28 janar në seancë plenare.
Pas marrjes së mandatit, Talat Xhaferi, premtoi se e gjithë procedura për formimin e qeverisë teknike do të zhvillohet në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.
“Me kënaqësi dhe përgjegjësi të plotë pranoj mandatin nga Presidenti i vendit, duke premtuar se me ndërgjegje dhe në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, përbërja qeveritare dhe negociatat për Qeverinë do të zhvilohen konform nevojës politike dhe situatës në vend”, shprehet Talat Xhaferi.
Por, jo vetëm kaq. Talat Xhaferi, përmes një postimi në Facebook është zotuar se edhe si Kryeministër do të vazhdojë të punojë me përkushtim.
“Me krenari dhe nder të veçantë e pranova Mandatin për formimin e Qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit” – shkruan Talat Xhaferi në Facebook.
Procedurat që nisën dje me dorëheqjet e Kryeministrit Kovaçevski dhe Kryeparlamentarit Talat Xhaferi, paraqesin hyrje në procesin zgjedhor pranveror në vend.
Më 8 maj, krahas zgjedhjeve parlamentare do të votohet edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kurse rrethi i parë do të mbahet më 24 prill.
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Shkurt, 21:11
A duhet ta miratojë Kuvendi kërkesën e SPAK për arrestimin e Ballukut?
-
Po
54.6%
-
Jo
39.8%
-
Jam i/e dyzuar
5.6%
Vota total: 1974
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vetëdorëzimi i Artan Grubit, reagon koalicioni VLEN: Ishte personi që kreu të gjitha marrëveshjet e errëta të BDI-së
23 Shkurt, 11:15
-
I shkaktoi shtetit mbi 8 mln euro dëm financiar, vetëdorëzohet ish-zv/kryeministri shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi (VIDEO)
23 Shkurt, 09:18
-
Bllokimi i aksit Librazhd-Pogradec/ Paralizimi i tregtisë 1.2 miliardë euro me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe ndikimi në ekonomi
23 Shkurt, 08:14
-
Maqedoni e Veriut/ Tifozët e Vardarit thirrje raciste ndaj shqiptarëve, policia përplaset me stafin e ekipit të Bashkimit (VIDEO)
21 Shkurt, 19:08
-
Adidas, Gucci e Hugo Boss/ Nga Kina në Durrës bllokohen 103 mijë veshje të falsifikuara! Ishin porositur nga një kompani në Maqedoninë e Veriut
19 Shkurt, 08:24
-
Nga Tirana angazhim evropian për Korridorin VIII. Shqipëri, Itali, RMV, Bullgari dhe Rumani: Projekt strategjik
18 Shkurt, 07:51
-
Tirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit VIII, pjesëmarrje nga RMV, Bullgaria, Italia e Rumania! Thellohet bashkëpunimi ndërqeveritar, zbardhet axhenda
11 Shkurt, 08:20
-
Provimi i Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut, reagon kryeministri Mickoski: Nëse ka kërkesa që të jepet në gjuhën shqipe, duhet të lejohet
8 Shkurt, 20:23
-
Studentëve shqiptarë në Maqedoni të Veriut iu refuzua provimi në gjuhën shqipe, Ministrja Spiropali: Dialogu është rruga më e sigurt!
8 Shkurt, 15:50
-
Sekuestrohen 35 ton kanabis në Maqedoninë e Veriut, sasia më e madhe në historinë e vendit
6 Shkurt, 15:20
-
Punonjësit e huajt kërcënim për punësimin vendas? Sondazhi SecuriMeter: 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar!
6 Shkurt, 13:26
-
Studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut iu mohohen provimet në gjuhën shqipe! Peticioni :Të respektohet barazia gjuhësore! Ministria e Drejtësisë: Maqedonishtja është kusht ligjor
5 Shkurt, 12:11