Negociatorët e 'Detit', Kodheli
thërret Bushatin në komision

Negociatorët e 'Detit', Kodheli<br />thërret Bushatin në komision<br>
Një ditë pas publikimit të emrave të 12 negociatorëve të marrëveshjes së Detit me Greqinë, kryetarja e komisionit të politikës së Jashtme, Mimi Kodheli ka thërritur në seancë dëgjimore në komision Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati. 

Kryediplomati shqiptar do raportojë nesër në orën 10:00, ku do japë detaje për negociatorët dhe detajet e marrëveshjes së pritshme me Greqinë. Në komision do jetë edhe Armand Skapi, në funksionin e drejtorit të traktateve (njëkohësisht i propozuar si kryesuesi i negociatorëve shqiptarë) si dhe Glevin Dervishi, këshilltar i Bushatit i cili ka ndjekur edhe negociatat me Kotzias në Kretë dhe Korçë. 

Kjo është hera e dytë që brenda më pak se një muaji, Ditmir Bushati thirret në seancë dëgjimore përpara Komisionit parlamentar të Politikës së Jashtme, për marrëveshjet me Greqinë. 

Komisioni për Politikën e Jashtme
Ora 10.00

Në rend të ditës:
Seancë dëgjimore me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme SH.T.Z. Ditmir Bushati mbi kërkesën Nr. 609, datë 16.02.2018 (lidhur me marrëveshjen Shqipëri – Greqi për delimitimin e shelfit kontinental dhe të zonave të tjera detare).
Çështje të tjera.
Të ftuar:

Z. Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

Z. Glevin Dervishi, Keshilltar i Ministrit

Z. Armand Skapi, Drejtor i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Evropiane. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin