Negociatorët e BE-së arrijnë marrëveshje për zvogëlim të emetimeve të metanit

Negociatorët e BE-së arrijnë marrëveshje për zvogëlim të emetimeve të metanit

Metan duke u djegur prej një centrali nafte

Negociatorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, kanë arritur të mërkurën një marrëveshje për rregullat e reja për zvogëlim të emetimeve të metanit, të cilat më pas do të rezultojnë me kërkesa tjera për industritë e gazit dhe naftës.

“Teksti përfaqëson kontribut kyç për veprim klimatik, pasi metani është gaz i fuqishëm serrë, i dyti pas dioksidit të karbonit, dhe në përgjithësi ndikon në ndryshime klimatike dhe është përgjegjës për një të tretën e ngrohjes aktuale të klimës”, ka thënë Teresa Ribera, ministre spanjolle për Ekologji.

Kjo marrëveshje, e cila duhet të miratohet zyrtarisht për t’u shndërruar në ligj, është arritur vetëm dy javë para nisjes së Samitit të Kombeve të Bashkuara për Klimën, që do të mbahet në Dubai.

Marrëveshja kërkon masa të reja për t’i monitoruar emetimet e metanit, sidomos ato të sektorit që prodhon energji me naftë të papërpunuar. Dokumenti, po ashtu, bën thirrje që masat për këtë industri të prezantohen në tri faza.

Komisioni Evropian e ka komentuar marrëveshjen e së mërkurës si “kyçe” për luftën e BE-së ndaj ndryshimeve klimatike. Ai ka thënë se për më shumë se një shekull, metani, në krahasim me dioksidin e karbonit, ka qenë 28 herë më i fuqishëm në ngrohjen globale./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Denoncuesi 'anonim' i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij

Mero Baze: Denoncuesi 'anonim' i Veliajt dhe opozitarët e marrë me qira kundër tij