AFRIKE E JUGUT - Ish-presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela ka dalë nga spitali pas trajtimit për pneumoni thuhet në deklaratën zyrtare nga zyra e presidentit Jakob Zuma.

Në këtë deklaratë thuhet se gjendja shëndetësore e Mandelës ka pasur një përmirësim të qëndrueshëm dhe gradual.

94-vjeçari u shtrua në një spital më 27 mars pasi i ishte ripërsëritur infeksioni në mushkëri, e njëjta me atë të disa muajve më parë.

Aktivisti kundër aparteidit, është bërë presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut në zgjedhjet e vitit 1994 dhe konsiderohet nga shumë njerëz si babai i kombit.

Presidenti i Afrikës së Jugut Zuma falënderon ekipin mjekësor dhe gjithë stafin e spitalit për përkujdesjen në mënyrë efikase ndaj fituesit të cmimit Nobel.

Në këtë deklaratë presidenti Zuma ka falënderuar të gjithë afrikanët dhe miqtë e Republikës së Afrikës së Jugut si dhe mbarë botën për mbështetjen e tyre.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)