TIRANË- Një mjek dhe bashkëshortja e tij kanë rënë në pranga pasi u kapën duke tregtuar ilaçe mjekësore pa licencë në klinikën e tyre private.

Sipas burimeve, mjeku Kosta Dhima, 59 vjeç, punonte në klinikën e tij private të njohur si “ANA Pharma” në kryeqytet.  

Policia ka sekuestruar barnat pa pullë në klinikën e 59-vjeçarit të cilat kapnin shifrën e 30 mijë eurove.

Kosta Dhima dhe bashkëshortja e tij administronin depo farmaceutike në rrugën "Mihal Duri", në të cilën, gjatë kontrollit shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan ilaçet të cilat janë futur në vendin tonë ilegalisht.