Policia Rrugore e Elbasanit ka bërë bilancin për muajin nëntor. Gjatë këtij harku kohor blutë bëjnë me dije se kanë arrestuar 19 shoferë dhe 14 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë për drejtim mjeti pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit.
Ndërkohë janë vendosur 7364 gjoba për shkelje të ndryshme, përfshirë parakalime të gabuara, drejtim nën efektin e pijeve alkoolike, mosvendosjen e rripit të sigurimit, shpejtësi mbi normat e lejuara, përdorim të celularit në timon etj.
Njoftimi i plotë:
Policia Rrugore e Elbasanit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, 24/7, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Bazuar në monitorimin dhe veprimtarinë operacionale të kryer gjatë muaji nëntor;
janë arrestuar 19 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 14 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit;
janë ndëshkuar administrativisht 7364 drejtues mjetesh, si më poshtë:
365 drejtues mjetesh për drejtim pas përdorimit të pijeve alkoolike;
1349 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;
398 drejtues mjetesh për xhama të zinj;
1365 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
321 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;
1326 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;
654 drejtues mjetesh për përdorim të celularit;
652 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
934 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Në kuadër të rritjes së sigurisë dhe uljes së rrezikshmërisë në qarkullim, janë kryer kontrolle të posaçme ndaj mjeteve me xhama të zinj / të errësuar pa certifikim, mjeteve me modifikime të kundërligjshme, si dhe atyre që krijojnë zhurmë tej normave të lejuara.
Policia Rrugore Elbasan apelon për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë përdoruesit e rrugës: drejtues automjetesh, motomjetesh, biçikletash, monopatinash, si dhe këmbësorë.
Komente












