Nën hetim Aliko për sulm ndaj
policisë dhe moskallëzim krimi

Nën hetim Aliko për sulm ndaj<br />policisë dhe moskallëzim krimi
LAZARAT- Policia e Gjirokastrës ka vendosur të hetojë në gjendje të lirë kreun e Komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko. Mbi të, rëndojnë një sërë akuzash, që lidhen me ngjarjet e fundit në Lazarat.
 
“Bashkëpunim në tentative vrasjeje në rrethana cilësuese”, “moskallëzim krimi”, “drejtim dhe organizim bandash kriminale”, janë disa nga akuzat për të cilat po hetohet Aliko, 55 vjeç, banues në Lazarat.
 
Burime policore thonë se kryekomunari i Lazaratit ka qenë dëshmitar i të shtënave me armë në drejtim të policisë dhe trafikim të drogës, e megjithatë nuk ka vepruar për t’i parandaluar këto ngjarje.
 
Në mënyrë të tërthortë, procedimin e kryekomunarit të Lazaratit, e ka paralajmëruar këtë të hënë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

"Nuk kemi negociuar kurrë më drejtuesit vendorë në Lazarat. E kemi konsideruar partner në luftën kundër krimineleve në Lazarat, nuk kishim si të negocionim. Po kështu, s’ka patur debat me kreun e komunës së Lazaratit, vetëm i kemi kërkuar që të vijohet operacioni me sukses. Kush nuk mbështeste operacionin në atë moment, ishte njësoj si ata që drejtonin armët kundër policisë së shtetit. Kishte rrethana specifike, dhe kush ka përgjegjësi dihet të mbajë rrethanat e veprimeve dhe mosveprimeve të vera. Policia e shtetit ka marrë në konsideratë disa rrethana specifike", tha ministri Tahiri.
 
Tahiri tha gjatë emisionit se nuk ka pasur negociata me Alikon për dorëzimin e trafikantëve sepse nuk e cilëson si njërin prej tyre, “Nëse do të ishte kështu”, ka shtuar Tahiri, “kryekomunari do të ishte arrestuar menjëherë”.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë