Maria Mesi, e dashura e bosit të mafies siciliane është vënë nën hetim. Ajo dyshohet se kishte informacion për kumbarin që kishte 30 vite në arrati dhe bashkë me vëllain e ndihmuan të fshihej, ndaj është kontrolluar apartamenti ku jetojnë. Në qershor të vitit 2000 u u arrestua pasi hetuesit ishin të sigurt se kishte takuar Matteo Mesina Denaron në një apartament në Aspra, në zonën e Palermos.
Aty janë gjetur gjurmët e bosit të mafias: një lojë Nintendo, një shall Hermes. Shtëpia u monitorua për një muaj, por dikush e paralajmëroi bosin e mafias në kërkim dhe nuk shkoi më atje.
Kur u arrestua, Mesi u dënua në shkallë të parë dhe të dytë për ndihmë ndaj mafies. Gjykata e Lartë e anuloi pjesërisht vendimin, me arsyetimin se marrëdhënia sentimentale që e lidhte me Messina Denaron ishte e papajtueshme me lehtësimin e shoqatës mafioze.
Hetuesit gjetën disa letra që dy të dashuruarit kishin shkëmbyer.
“Dua të të dhuroj shumë puthje, më mungon shumë... Do të kisha dashur të të njihja që e vogël dhe të rritesha me ty. Do të doja të isha gjithmonë me ty, kam menduar shumë pse nuk do që të jetoj me ty dhe mendoj se më në fund e kuptova. Pra, nëse unë mendoj se kështu ju kuptoj, por nuk jam dakord me ju. Por duke qenë se ju respektoj shumë, unë respektoj zgjedhjet tuaja në përputhje me rrethanat. Unë të dua dhe do të të dua për jetën. E jotja përgjithmonë Mari. Ps: Më shkruaj së shpejti”, i shkruante gruaja.
Mesi dhe vëllai i saj Francesco, punonte në Sud Pesca, një kompani në pronësi të Carlo Guttadauro, kunati i Messina Denaro.
Ndërkohë në pamjet e publikuara së fundmi, Messina Denaro shihet duke vozitur nëpër rrugët e Campobello di Mazara dy ditë para arrestimit të tij. I filmuar nga disa kamera CCTV, ai mund të shihet në makinën Alfa Giulietta-s të zezë , të sekuestruar më vonë nga hetuesit. Siç është kuptuar tashmë, bosi i mafies lëvizte kudo pothuajse i pashqetësuar se kërkohej nga policia.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U arrestua në Slloveni pas ekzekutimit të ukrainasit, Italia konfirmon provat për ish-ushtarakun shqiptar! Vrau edhe bashkëpunëtorin e drejtësisë në Lubjanë
25 Janar, 22:53
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56