Nën hetim për falsifikim dokumentesh e shpërdorim detyre, shtyhet në Apel seanca për pezullimin e Dukës! Avokatët kërkuan kohë: Do bëjmë kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Genti Shala

Nën hetim për falsifikim dokumentesh e shpërdorim detyre, shtyhet në Apel seanca për pezullimin e Dukës! Avokatët kërkuan kohë: Do bëjmë kërkesë për përjashtimin e gjyqtarit Genti Shala

Armand Duka

Gjykata e Apelit e shty për në 18 mars seancën në të cilën do të shqyrtonte kërkesën e Prokurorisë për të lënë në fuqi pezullimin e Armand Dukës si President i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Avokati i Dukës nuk ishte dakord me emrin e Genti Shalës në përbërjen e trupit gjykues dhe kërkoi kohë të paraqesë me shkrim kërkesën për përjashtimin e tij.

Për t’i dhënë kohë, Gjykata vendosi të shtyjë seancën me një ditë në të cilën pritet të caktohet nëse do të lihet në fuqi pezullimi pas akuzave për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh gjatë zgjedhjeve në shoqatat rajonale.

Të martën Armand Duka u rikonfirmua President i Federatës në zgjedhjet e mbajtura nga Asambleja e Përgjithshme. Në një proces të manipuluar që në gjenezë të saj, Armand Duka u rizgjodh më 15 mars sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pa asnjë surprizë, ai arriti që të siguronte 37 vota nga 43 votues të vlefshëm që morën pjesë në Asamble duke vijuar drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të Futbollit në vend edhe për 4 vitet e ardhshme.

Zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së ishin vendosur që të mbaheshin në datën 2 mars, por Gjykata e Tiranës, pezulloi garën deri në shqyrtimin e padive të Shoqatave Rajonale për manipulim të procesit, e më konkretisht të shoqatës së Durrësit, Gjirokastrës dhe Shkodrës. Armand Duka mblodhi sërish Asamblenë dhe vendosi edhe kësaj here në kundërshtim me ligjin që procesi të mbahet më 15 mars. 

Gjykata e Tiranës paralajmëroi se nëse drejtuesit e FSHF-së do të vijonin me procesin zgjedhor në kundërshtim me masën e sigurisë që ajo ka dhënë, shkelësit do të dënohen me burg që sipas kodit penal shkon gjer në 3 vite burg.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia

Mirel Josa nuk është më trajneri i Besës! Pas 12 ndeshjesh në drejtim të ekipit kavajas ndërpritet marrëdhënia