Favorizuan trafikantët për kultivimin e bimëve narkotike, arrestohet ish-punonjësi i policisë në Lezhë, në kërkim kolegu i tij, 'hajdut' në Itali

LEZHË- 2 vite hetim i agjencisë së mbikëqyrjes policore, zbuloi dy efektivë policie që kishin lejuar trafikantët të kultivonin kanabis, edhe pse sot, prej një viti tashmë, nuk janë më në radhët e uniformave blu. Serxhio Xhamalloti 27 vjeç dhe Klisman Nikolli  28 vjeç u larguan nga komisariati i Lezhës, pa e menduar se do të zbulohej aktiviteti i tyre kriminal.

Gjykata e Lezhës bazuar mbi hetimet e AMP-së, caktoi ndaj tyre masën e arrestit me burg për shpërdorim detyre. Më i riu, Xhamalloti u arrestua, ndërsa kolegu i tij u shpall në kërkim.

Klisman Nikolli nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi në nëntor të vitit të kaluar u arrestua në Itali për vjedhje. Pas arrestimit në Itali, i riu u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit.

Gjykata vendosi të njëjtën masë të arrestit me burg, edhe për dy të akuzuar për kultivimin e kanabisit, Klajdi Luka, 28-vjeç dhe Eduart Çarkun, 30-vjeç.

Nga ana tjetër ministri i Brendshëm Taulant Balla e sheh si provë e asaj se policia ka bashkëpunuar duke favorizuar kultivuesit e kanabisit, dhe lufta për të prishur këtë nyje ka nisur sot dhe do të vijojë.

“Policia e Shtetit po godet për shkuljen deri në fund të kultivimit të paligjshëm nga mendjet e atyre që gënjejnë veten se meqë sot ka më pak kanabis se dje, ne do të flemë mbi dafina! Sot bashkë me rrënjët e paligjshme janë shkulur edhe dy oficerë policie në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, të cilët ishin në ortakëri me trafikantët” deklaroi Balla

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Ministri i Brendshëm: U shkulën nga policia e Lezhës dy oficerë policie të cilët ishin në ortakëri me trafikantët

Dy oficerë policie në Drejtorinë e policisë së Lezhës janë larguar nga policia dhe po hetohen se kanë favorizuar kultivimin e kanabisit. Njëri Serxhio Xhamalloti është arrestuar ndërsa Klisman Nikolli është ende në kërkim. Ministri i Brendshëm Taulant Balla e sheh si provë e asaj se policia ka bashkëpunuar duke favorizuar kultivuesit e kanabisit, dhe lufta për të prishur këtë nyjë ka nisur sot dhe do të vijojë

"Kur në adresimin e parë për Policinë e Shtetit thashë se një rrënjë e vetme kanabisi nuk ka shans të rritet, pa një polic që paguhet për të mos e parë apo se një parcelë kanabisi nuk ka një mundësi të vetme të korret, pa një shef komisariati që paguhet nga trafikantët për të mos e shkulur, kisha parasysh këtë që vetëm sa ka nisur sot. Policia e Shtetit po godet për shkuljen deri në fund të kultivimit të paligjshëm nga mendjet e atyre që gënjejnë veten se meqë sot ka më pak kanabis se dje, ne do të flemë mbi dafina! Sot bashkë me rrënjët e paligjshme janë shkulur edhe dy oficerë policie në Drejtorinë Vendore të Policisë në Lezhë, të cilët ishin në ortakëri me trafikantët. Ata tani janë në duart e drejtësisë” thuhet në një deklaratë të ministrit të Brendshëm Taulant Balla.

Më tej ai përgëzon Agjensinë e Mbikqyrjes Policore për dokumentimin e plotë të provave në kuadër të këtij procedimi penal dhe përfundimit të hetimeve në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit Përgjithshëm Lezhë, “ku bashkë me punonjësit e policisë është goditur edhe një grup kriminal”

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sabian: 29/07/2023 22:26

    Vetem sekoastrimi i pasuris mund ti kthej ne rruge te drejt policet tjere! Por nuk funksionojne gjykatat keto polic bandita dhe bashkpuntor te banditave ,lozin dhe tallin bythen me shtetin,po ashtu dhe gjykatat qe jane te lidhur me bandite e kriminel! Prandaj nuk nuk funksionon gje ne kete vend ,me keto bandita me uniforme zoti Minister .

    Përgjigju
  • Or tej: 29/07/2023 18:28

    Hajde shoke hajde. Njeri polic e tjetri hajdut. Na bashkoi burgu or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat

Trafik i rënduar në Vlorë nga ardhja e emigrantëve për festat