Kampionët në fuqi të Kosovës në futboll, Ballkani ka reaguar pasi dje në medie qarkulloi lajmi se Prokuroria Themelore e Prishtinës po hetonte ekipin nga Theranda për "dyshim për kurdisje ose trukim" të ndeshjes së fazës së grupeve në Conference League, Ballkani 2-0 Dinamo Zagreb.
Në lidhje me këtë situatë duket se kampionët kanë vendosur "pikat mbi i", duke thënë se i gjithë ky sulm bëhet për t'i prishur imazhin klubit.
"Jemi të indinjuar me atë se çfarë po tentohet të hidhet ndaj nesh, ndaj punës tonë shumë vjeçare, e cila në vete bartë sakrificën dhe mundin e të gjithë akterëve brenda klubit, që me djersë punuan pafundësisht, që të arrijmë nivelet ku e kemi ngritur futbollin tonë dhe atë shtetëror.
Po tentohet të hidhet pluhur ndaj një fitore të jashtëzakonshme e historike të arritur ndaj skuadrës së madhe, Dinamo Zagreb, ndeshje që pushtoi mediat evropiane e botërore për suksesin e madh të skuadrës sonë", shkruan klubi.
Më pas FC Ballkani bën me dije se janë të hapur për çdo hetim.
"Ftojmë të gjitha instancat e drejtësisë, Prokurorinë e Gjykatën, hetues e gazetarë, që të merren seriozisht me këtë çështje, duke sqaruar çdo detaj të mundshëm për opinionin publik. Dhe kur kjo të bëhet, të japin përgjegjësi të gjithë të involvuarit në këtë histori sepse ne nuk mund të lejojmë të përlyhet emri i klubit tonë, puna e djersa jonë", thuhet në reagim.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
16.5%
-
Jo
76.1%
-
Jam i/e dyzuar
7.4%
Vota total: 758
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ligji hyn sot në fuqi/ Kosova ofron leje qëndrimi 12 muaj për serbët në veri, u njeh kartat e identitetit qytetarëve pa dokumente
15 Mars, 08:03
-
Kosova u njeh kartat e identitetit serbëve në Veri, Rama: Tani BE t’i heqë masat ndëshkuese
14 Mars, 17:14
-
Shefja e politikës së jashtme e BE-së: Pres një takim të nivelit të lartë mes Kosovës e Serbisë
14 Mars, 14:14
-
Kosova ofron leje 12-mujore qëndrimi për serbët, u njeh letërnjoftimet qytetarëve pa dokumente! Ligjet hyjnë në fuqi nga nesër
14 Mars, 12:57
-
Në kërkim ndërkombëtar nga Kosova, arrestohet 36-vjeçari në Fushë Krujë! Ishte dënuar për drogë dhe kalim të paligjshëm kufiri
14 Mars, 10:54
-
Ngërçi politik në Kosovë, Albin Kurti: Do i ftoj liderët e partive opozitare në takime të tjera për zgjedhjen e Presidentit të ri
13 Mars, 15:31
-
Një grup kongresmenësh dhe senatorësh në SHBA letër Rubios: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR në Kosovë rrezikon stabilitetin e Ballkanit
12 Mars, 17:51
-
Cilat janë arsyet pas përçarjes mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit
12 Mars, 17:49
-
Rama për median në Turqi: Vuçiç ka makthin e tij! Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, atëherë është edhe Shqipëria
12 Mars, 13:55
-
Ambasadori britanik takon Presidenten Osmani: Nevojë urgjente që Kosova të kthehet në normalitet
10 Mars, 16:41
-
Zvicra drejt zgjatjes së misionit ushtarak në Kosovë deri në vitin 2029
10 Mars, 12:51
-
Çmimet e karburanteve rriten në Kosovë, nafta arrin në 1.60 euro/litër pas tensioneve në Lindjen e Mesme
10 Mars, 12:01