Në hetim për korrupsion, Sebastian Kurz jep dorëheqjen si kancelar i Austrisë, por jo nga drejtimi i partisë: Në vendin tim propozoj ministrin e Jashtëm

VIENË- Sebastian Kurz, ka dhënë dorëheqjen si kancelar i Austrisë, pasi u vu në hetim për korrupsion. Përmes një konference për shtyp, Kurz tha se nuk do të largohet nga drejtimi i "Partisë Popullore Austriake", ndërsa bëri me dije se në vendin e tij propozon ministrin e Jashtëm Alexander Schallenberg.

Sebastian Kurz i mohon akuzat për korrupsion, ndërsa ka thënë se ishte i gatshëm që të vazhdonte koalicionin me të Gjelbrit, por këta të fundit i kanë kërkuar atij dorëheqjen.

"Doja të hapja rrugën për të parandaluar kaosin dhe për të siguruar stabilitetin," tha Kurz.

Tre ditë më parë hetuesit austriakë kanë bastisur zyrat e kancelarit austriak, Sebastian Kurz dhe partisë së tij OVP, pasi akuzohen për korrupsion. Nën hetim është vendosur edhe kancelari Kurz. Dyshimet për korrupsion kanë filluar pasi dyshohet që nga viti 2016 kur Kurz ka qenë ministër i Jashtëm dhe më vonë kur është bërë kancelar, Ministria e Financave ka paguar reklama në një gazetë, në këmbim të sondazheve dhe favorizimin e tij.

SI.E./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja