Parashqevi Simaku prej 2 javësh e shtruar në spitalin psikiatrik të New Yorkut, nuk pranon të marrë mjekim

Parashqevi Simaku prej 2 javësh e shtruar në spitalin psikiatrik të New Yorkut, nuk pranon të marrë mjekim

Parashqevi Simaku

NJU YORK-  Këngëtarja Parashqevi Simaku prej dy javësh ndodhet e shtruar në spitalin psikiatrik të Nju Jorkut. Gjëndja e saj psikologjike është rënduar pas takimit me djalin e saj Luk, ku mësohet se ka pësuar krizë psikologjike.

Ajo nuk pranon të marrë mjekim dhe do të jetë gjykata që do të vendosë nëse do të dalë nga spitali pa u mjekuar.

Parashqevi Simaku rezulton se është shtruar në spital një ditë pas takimit me djalin e saj.

Këngëtarja shqiptare e njohur e viteve 1990 ishte larguar nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1992. Ajo kishte humbur kontaktet me familjen dhe lidhjet me Shqipërinë prej më shumë se 20 vitesh.

Disfatat në jetën e saj: Nga vështirësitë e nisjes së një jete të re në një vend të huaj, divorci me bashkëshortin amerikan e shkëputja nga i biri, bëri që ajo të largohej pa gjurmë edhe nga familja..

Parashqevi Simaku u identifikua pas një video e publikuar në televizionin amerikan teksa merrte ndihma sociale në stacionin e trenit. Simaku kishte jetuar 8 vite e pastrehë në stacionin e trenit të Nju Jorkut.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gimi: 17/01/2025 12:15

    Futeni ne big brother vip kete aty ka per tu sheruar

    Përgjigju
  • Po vk kesaj: 17/01/2025 10:15

    Kjo ka mbaruar, I ka koha kesaj

    Përgjigju
  • Ehhuu: 17/01/2025 09:56

    Ajo eshte ne depresion total ju thoni te vij ketu ti behen vizitat mjeksore. Kuptoni cfare po flisni. Ne amerike nuk do tja di njeri per parashevine, eshte nje njeri si te gjithe te tjeret

    Përgjigju
  • Populli: 17/01/2025 09:37

    Bota shpirtërore është çështje e komplikuar e ska ilaçe që e kuron, por vetëm me lejen dhe udhëzimin e Zotit mund të dalin njeriu nga errësira. Mjekët psikiatër bëjnë vetëm qetsimin e pacientit duke e droguar, por nuk munden ta kurojnë. Psikiatria është kthyer në institucion eksperimentesh e jo kurimi. Një person që kupton botën shpirtërore, beson ne Zot dhe ka frikë ndëshkimin e Tij, është 100 herë më i vlefshëm për këshilla se një psikiatër.

    Përgjigju
  • toni: 17/01/2025 08:06

    TE kthehet ne shqiperi,,,,ti behen vizitat mjekesore edhe ketu....te shikohet qe eshte apo jo e semure....

    Përgjigju
  • koli: 17/01/2025 08:04

    po qe se eshte e semure te mjekohet....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve

Ministri Igli Hasani viziton Kievin: Mbështetje e palëkundur e Shqipërisë për sovranitetin e Ukrainës! Forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve