Nëna dha jetën për gazetarinë! Djali i Daphne Caruana Galizia intervistë për Report TV, tregon për vrasjen dhe Pulitzer që mori për "Panama Papers"

TIRANË - Në një intervistë ekskluzive për Report TV gazetari i njohur maltez Matthew Caruana Galizia rrëfen se si arriti në gjurmët që çuan në zbulimin e skandalit të "Panama Papers". I ndodhur në Tiranë prej disa ditësh në një konferencë rajonale për lajmet e rreme në media ose të famshmet Fake News, të organizuar nga USAID, Ambasada Britanike dhe ajo Amerikane.

Matthew Caruana Galizia është gazetar investigativ dhe inxhinier softuerik, një ndër pjesëtarët kryesor të ekipit që zbuloi skandalin e Papama Papers tre vite më parë, skandali i fshehjes së parave përmes kompanive OffShore nga politikanë dhe biznesmenë nga e gjithë bota.  Ishte ky ekip që në Prill 2017 do të fitonte çmimin Pulitzer për punën e tyre hulumtuese. Por ai është edhe më shumë, ai është djali i gazetares më të njohur të anti-korrupsionit në Maltë dhe në botë Daphne Caruana Galizia, e cila u vra barbarisht në tetor 2017 me një bombë në makinë shumë pranë banesës ku familja jetonte, ai ishte i pari t'i shkonte pranë por çdo gjë kishte mbaruar.  Ndoshta kjo tragjedi i kushtoi karrierën në gazetari Matthew-t, ndërsa prej dy vitesh pas vrasjes së nënës ai i është dedikuar gazetarisë investigative vetëm për të zbuluar organizatorët që urdhëruan vrasjen. 

Gjatë intervistës për gazetarin Antonio Çakshiri,  Matthew Caruana Galizia shprehet se arsyeja pse i pëlqen të ndodhet në Shqipëri është sepse këtu ka një risi në bashkëpunimin që po ndodh me mediat ose organizatat mediatike përqark Ballkanit. Kjo risi nuk është se ndodh në vende të tjera, as edhe në Europën Perëndimore sipas tij.  Gjithashtu edhe idetë këtu janë të lidhura me teknologjinë si platformat e fundit të verifikimit të fakteve, ai mendon se krijimi i tyre është një ide inovative për vendin.

Bashkëpunimi është elementi kryesor për të zbuluar diçka shumë të fshehtë sipas tij atëherë kur çdo rrugë tjetër është e pamundur.


Gazetari investigativ maltez Matthew Caruana Galizia gjatë intervistës.
 

Për rolin e tij në çështjen e Panama Papers ai tregon
"Detyra ime ishte të merrja të dhënat, unë isha pikë e kontaktit me burimin. Gjithashtu duhet të procesoja dhe sistemoja këto të dhëna por edhe të ngrija platformën me ekipin tim që do të bënte përgatitjen e këtyre të dhënave. T'i bënte dokumentet me informacione në një format të kuptueshëm për t'u lexuar nga gazetarët në të gjithë botën që po punonin me këtë investigim.  Të dhënat erdhën tek organizata ICIJ që në fillim pasi ne kemi bashkëpunime globale që përfshin gazetarë kudo në botë. Ne kishim ekipin por edhe inxhinier softuerik si puna ime por edhe ne kishim mundësitë për të bërë diçka".

Në skandalin e të "Panama Papers" ishte e përfshirë edhe shteti ynë Shqipëria, i pyetur nëse gazetarët shqiptarë do mund të zbulonin këtë gjë me burimet e duhura, ai shprehet se nuk janë aftësitë e gazetarit por një rol luan edhe fati.

"Problemi këtu është aksesi në informacion. T'i mund të kesh të gjitha aftësitë më të mira, t'i mund  të jesh gazetari më i mirë në botë por nëse nuk do ishte fati në mes, dua të them që ishte edhe një çështje fati pasi pati një rrjedhje informacioni nga Mossack Fonseca,  në të kundërt kjo histori nuk do të dilte kurrë. Ky është një problem i patejdukshmërisë në kompanitë offshore, ka një serë juridiksionesh si në Panama, Ishujt e Virgjër Britanikë, Shtetet e Bashkuara që garantojnë patejdukshmërinë në përfshirjen e kompanive. Një politikan në Shqipëri mund të përfshijë një kompani në Delawere ose në Panama ose , Ishujt e Virgjër Britanikë dhe askush nuk do e marr vesh që kjo ka ndodhur. Ata mund të hapin llogari bankare në ishujt e Virgjër Britanikë, Dubai dhe askush s'do e mësoj që ata e bënë këtë sepse ekziston një perde në këtë fushë.  Pavarësisht sa i zoti mund të jesh si gazetar, përshkak të mënyrës se si ky sistem është disenjuar dhe përshkak se sa i fshehtë dhe jo transparentë është t'i nuk do mundesh të gjesh informacionin, vetëm nëse ka një rrjedhje informacioni. Po ne nuk mund të varim shpresat në këto rrjedhje informacioni për demokracinë dhe gazetarinë.  E vetmja mënyrë për të mësuar diçka është përmes bashkëpunimit me gazetarë të tjerë dhe ekipe të tjera. I vetëm nuk mund t'ia dalësh dot kurrë pa punën në ekip".

Ekipi ku Matthew ishte inxhinier softuerik dhe gazetar fitoi në prill 2017 çmimin Pulitzer, çmimin më të lartë që një gazetar mund të marrë.

"Isha i lumtur por ishte totalisht e papritur, unë nuk e prisja një gjë të tillë për punën që bëmë. Personat e përfshirë në këtë skandal dhe politikanët e quajtën Fake News ose si një sulm ndaj Panamasë por nuk ishte kështu. Ne po raportonim një histori të një niveli global, ne nuk ishim kundërvënë ndaj askujt, mbase ndaj sistemit që lejon këtë korrupsion dhe krim të lulëzojë".

Në tetor 2017 tragjedia preku familjen e tij por shokoi dhe botën, veçanërisht komunitetin e gazetarëve. Në datën 16 tetor nëna e tij Daphne Caruana Galizia, një gazetare shumë e njohur për punën e saj për antikorrupsionin në qeveri dhe krimin e organizuar u ekzekutua me anë të një bombe të vendos në automjetin e saj, që shpërtheu pranë banesës së familjes në Maltë. Kjo ngjarje e ndryshoi Mathew-n ndërsa ai ishte i pari që shkoi pranë vendngjarjes por aty nuk kishte më asgjë që ai mund të bënte.

"Karriera ime ndryshoi totalisht, unë duhet të linja punën time tek organizata ICIJ (International Consortium of Investigative Journalists) (Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigues), unë nuk mund të rikthehem dot më në jetën time përpara se mamaja ime të vritej. Por tani nuk ka as drejtësi, e vetmja gjë që mund të na çojë sa më afër arritjes së drejtësisë, edhe për vrasjen e nënës sime por edhe për investigimin  është të mbajmë në presion qeverinë Malteze".

I pyetur se çfarë po bën shteti maltez për vrasjen e nënës së tij sot e kësaj dite ai përgjigjet:

Asgjë, asgjë, absolutisht asgjë, Qeveria po përpiqet të mbulojë atë çfarë ndodhi me mamanë time, madje ata kanë mohuar se mamaja ishte është vrarë.

Ndërsa për 3 personat e arrestuar si autorë të dyshuar ai thotë se shpreson të dënohen por i trembet një mundësie që mund të mund të lihen të lirë.

"Shpresoj se 3 personat do kalojnë kohën në burg, por ka një rrezik të madh që çështja e ngritur ndaj tyre mund të bjerë  dhe ata mund të mos shkojnë fare në burg. Ka një rrezik të madh që ata mund të lirohen".

Përpara tragjedisë Mathew shprehet se ka qenë i frikësuar për shkak të punës si gazetar investigativ por inspirimi nga mamaja e tij dhe padrejtësitë e kanë bërë më të fortë për të bërë këtë detyrë.

Sigurisht që kam qenë i frikësuar, mund të shihja që situata në Maltë ishte e vështirë, gjërat po bëheshin të rrezikshme dhe unë mund ta shihja këtë por ne duhet të bëjmë punën tonë. Mamaja ime duhej të bënte punën e saj, unë duhej të beja punën time, ne duhej të dokumentonim atë që po ndodhte. Kjo ishte diçka që mamaja ime e thoshte, ne duhet të dokumentojmë atë që po ndodh. Duke parë situatën në Maltë, duke parë sesa demokraci të varfër kishim dhe rritja e niveleve të korrupsionit mendoj se kjo ishte ajo që më bëri të vendosur për të bërë diçka. Unë e dua vendin tim, qeveria atje shpërndan një të pavërtetë se njerëzit që luftojnë korrupsionin nuk e duan vendin  e tyre por ne e bëjmë këtë sepse e duam vendin tonë dhe duam që ai vend të jetë më i mirë.

Matthew Caruana Galizia në një mesazh për gazetarët shqiptarë thotë:

"Kurrë mos u dorëzoni! Duhet të jeni këmbëngulës dhe veçanërisht kurrë mos u dorëzoni kur njerëzit janë duke ju ngacmuar, ose kur ju thonë të ndaloni atë që po bëni, ose ajo që ju po bëni është e kotë".
 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran shehu: 07/06/2019 09:25

    Te shkoj te marri haken mos dali intervistave

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave