Benereta Pashollari, një fiqinjë e familjes, tregoi shkakun e rënies së zjarrit, si pasojë e të cilit nëna dhe djali 14-vjeçar në Maliq vdiqën nga asfiksia.
Sipas saj, zjarri u shkaktua nga soba e drurit. Ajo tregoi se kjo familje jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe se të dy fëmijët janë autikë.
‘Familje punëtorë, ishin me ekonomi të dobët. Babai i fëmijëve punonte, ajo mbante dy fëmijët, i ushqente me aq sa kishte mundësi. Bashkia i ndihmonte çdo muaj plus që merrnin dhe ushqime dhe ndihmë ekonomike. Vajza ishte më e vogël se djali, djali në këmbë, vajza nuk lëvizte dhe aq. Nëna nuk kujdesej shumë për fëmijët. Ne të lagjes i flisnim, i thoshim "laji, shpëlaji". E ndihmonim, çdo gjë i çonim. Si binte në qafë askujt. Të dy fëmijët ishin autikë.
Unë për momentin nuk isha por aty, po ajo ka një krevat sfungjeri dhe ata fëmijët trazonin zjarrin. Ka rënë zjarri aty, kishte djegur sfungjerin dhe dihet që bëri shumë tym, pa flakë. Vajza është hedhur nga dritarja, kurse ata të dy nuk mundën të dilnin. Vajzën e shpëtoi një zonjë kurse djali mbaroi me të ëmën. Doli kjo zonja rastësisht se e mora në tel për të marrë diçka. Në atë kohë dëgjoi të thirrurat dhe vajza i binte derës. I binte me shkelma. Dëgjoi komshia, doli dhe komshia tjetër dhe pastaj arritën atje ku kanë arritur’, tha ajo.
Lajmi kryesor:
Tragjedi në Maliq/ Banesa përpihet nga flakët, humb jetën nëna dhe djali! Vajza 6- vjeçare rëndë në QSUT! Fqinjët: Jetonin në varfëri, fëmijët me spektrin e autizmit (VIDEO)









