Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Zvicër pasi një vajzë e vogël 5-vjeçare është gjetur e vdekur në makinë, ndërkohë që është lënë për 4 orë në diell. Sipas mediave vendase nëna e vogëlushes, kishte mbërritur prej pesë ditësh në kampingun “La Piodella” për të kaluar disa ditë pushimi me katër vajzat e saj dhe miq.
Tre vajzat, të cilat arrijnë intervalet e moshës nga 9 deri 15 vjeç kanë vrapuar të tmerruara tek e nëna e tyre Anja 40 vjeç. Të shokuara ato i kanë thënë se motra e tyre 5-vjeçare e cila ndodhej në makinë nuk jepte shenja jete.
Të kota kanë qenë përpjekjet për ta sjellë në jetë vogëlushen. Ende i paqartë ka mbetur shkaku se përse vogëlushja gjendej në makinë vetëm, pasi nëna nuk ka mundur ti përgjigjej pyetjeve të policisë. Ajo dhe vajzat e saj janë transportuar menjëherë në spital në gjendje shoku. Ndërkohë sipas disa dëshmitarëve, e gjithë kjo tragjedi ka ardhur si pasojë e një neglizhence.
Familja sapo ishte kthyer nga një shëtitje dhe vogëlushja po flinte. Duke mos dashur ta zgjojnë e kanë lënë të fle në makinë edhe pak kohë. Vetëm disa orë më vonë 40-vjeçarja ka nisur ta kërkojë duke u kujtuar se e kishte në makinë duke fjetur.
Ndërkohë sipas autopsisë është konfirmuar se vdekja e vogëlushes 5-vjeçare me emrin Cheyenne, ka ardhur si pasojë e hipertermisë. Madje sipas tyre ajo nuk ka ndjerë asgjë. Automjetet mund të arrijnë një nxehtësi prej 70 gradë dhe mjafton më pak se çerek ore për një kolaps.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA