Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në  eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike.

Ndërsa po fliste për vijimin e protestave kreu i qeverisë tregoi edhe një histori personale, ku nëna e një mikut të tij, kishte dalë në protestë pasi ndihej e fyer dhe e poshtëruar nga sjellja e administratës shtetërore.

Sipas kryeministrit, ky episod tregon thelbin e zemërimit të shumë qytetarëve, të cilët shpesh përballen me mungesë njerëzillëku nga punonjësit publikë.

“Nëna e një shokut tim kishte dalë në protestë dhe i biri ishte alarmuar kur i thanë, sepse ajo është në një moshë të caktuar. Ishte kthyer në shtëpi dhe e kishte pyetur të ëmën në protestë dhe ajo i tregon thelbin e zemërimit të shumë njerëzve me administratën shtetërore. Kjo grua në moshë del në protestë sepse është e fyer. Ky është një poshtërim dhe ndjenja e poshtërimit nga shteti yt dhe nga njerëzit që paguhen për të të shërbyer ty, është një ndjenjë që të bën të kuptosh që është kulmi.

Njerëzit nuk ndjehen të fyer e të poshtëruar jo vetëm sepse nuk zgjidhin dot një hall. Por përtej faktit që e zgjidh apo nuk e zgjidh, ai mjeku është i detyruar që atij njeriu të sëmurë t’i ofrojë gjithë komoditetin që vjen nga njerëzillëku”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Shqetësimin real të qytetarëve e quaj ‘uji i pastër’ i protestës, kurse në koren e zezë janë mbledhur të gjithë zemërakët