Në vazhdën e protestave Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të premte në në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë u shpreh se ajo që qeverisë i intereson nga protesta është shqetësimi real i qytetarëve, që Rama i cilësoi si ‘uji i pastër’ i protestës, ndërsa shtoi se nën koren e zezë të tubimit janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë.
“Përtej shakasë, ajo që vlen të theksohet është se transformimi i administratës është një proces jashtëzakonisht kompleks, i vështirë dhe i cili kërkon diçka që bota sot, dhe për më tepër Shqipëria sot, e kanë gjithmonë e më pak: kërkon kohë. Kërkon kohë, sepse bëhet fjalë për krijimin e mekanizmave që lidhen me shumë njerëz. Besoj që, po të kthehemi për një moment mbrapa dhe të kujtojmë se ligji i parë themelor i administratës sonë publike është miratuar afro një dekadë më parë, atëherë mund të kuptojmë se çfarë transformimi ka ndodhur me shërbimin civil.
Është e rëndësishme të bëjmë dallimin se, kur flasim për administratën, kemi parasysh shërbimin civil. Nuk është i njëjti nivel dhe kjo është diçka që nuk e kemi vetëm ne. Në administratën publike, ku gjendet edhe gjithë ai burim njerëzor që na ka mundësuar ecurinë shembullore në procesin e negociatave, ne kemi sot një cilësi të re në administratën shtetërore. Megjithatë, përballë qytetarëve mbetet një sfidë e madhe, sepse ata kanë të gjithë të drejtën e tyre që të jenë kërkues dhe të trajtohen shumë më mirë në shumë raste.
Duke qenë se jemi në një moment specifik intensiv të rrugëtimit tonë si shoqëri, më lejoni të sjell një episod nga shumë episode që ne po mbledhim për të lexuar protestën e bulevardit në atë pjesë të saj që ka rëndësinë e vet themelore për ne, që është zëri dhe shqetësimet reale, ajo që unë e quaj uji i pastër i dhe i rrjedhshëm i protestës nën atë koren e zezë të asaj që, për fat të keq, është pjesa e dukshme dhe e zhurmshme, ku janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë”, tha Rama.
Lajm në përditësim…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se 140 nëpunës të lartë të administratës kanë hyrë në një program të inteligjencës artificiale.
Gjatë fjalës së tij në edicionin e tretë të Javës së Administratës Publike, Rama u shpreh se ata do të shërbejnë si grupi i parë i një procesi që do shtrihet edhe në institucione të tjera.
“Sapo kemi nisur një fazë të re, ku janë 140 nëpunës të lartë të administratës, në ministritë tona, që kanë hyrë një program të inteligjencës artificiale, do të shërbejnë si grupi i parë i një procesi që do shtrihet edhe në institucione të tjera. Për të rritur shpejtësinë, kapacitetin e vendimmarrjes, cilësinë e gjykimit në marrjen e një vendimi dhe për të krijuar një dije administrative çdo ditë e më të gjerë, për administrimin e proceseve të brendshme dhe rritjen e domosdoshme të cilësisë së ndërveprimit mes institucioneve", tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të premte në eventin e Edicionit të Tretë të Javës së Administratës Publike.
Ndërsa po fliste për vijimin e protestave kreu i qeverisë tregoi edhe një histori personale, ku nëna e një mikut të tij, kishte dalë në protestë pasi ndihej e fyer dhe e poshtëruar nga sjellja e administratës shtetërore.
Sipas kryeministrit, ky episod tregon thelbin e zemërimit të shumë qytetarëve, të cilët shpesh përballen me mungesë njerëzillëku nga punonjësit publikë.
“Nëna e një shokut tim kishte dalë në protestë dhe i biri ishte alarmuar kur i thanë, sepse ajo është në një moshë të caktuar. Ishte kthyer në shtëpi dhe e kishte pyetur të ëmën në protestë dhe ajo i tregon thelbin e zemërimit të shumë njerëzve me administratën shtetërore. Kjo grua në moshë del në protestë sepse është e fyer. Ky është një poshtërim dhe ndjenja e poshtërimit nga shteti yt dhe nga njerëzit që paguhen për të të shërbyer ty, është një ndjenjë që të bën të kuptosh që është kulmi.
Njerëzit nuk ndjehen të fyer e të poshtëruar jo vetëm sepse nuk zgjidhin dot një hall. Por përtej faktit që e zgjidh apo nuk e zgjidh, ai mjeku është i detyruar që atij njeriu të sëmurë t’i ofrojë gjithë komoditetin që vjen nga njerëzillëku”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalë së tij në Edicionin eTretë të Javës së Administratës Publike tha se sistemi po lufton korrupsionin si asnjëherë më parë.
"Këta nuk janë shumica për fat të mirë, ne nuk mjaftohemi me çfarë shikojmë në raporte. Bëjmë përpjekje për të kuptuar administrata. Me strukturën e antikorruipsionit dhe me ndihmën me mekanizmave të tjerë, ministrja ndjek ecurinë e këtyre marrëdhënieve. Nuk rezulton që në spitale, norma ose normalja është kjo që thashë. Mjafton t’i ndodhë dikujt, nuk ka nevojë të tërhiqen zvarrë të gjithë njerëzit që kanë diçka për të thënë, siç ndodhi në atë momentin skandaloz. Kërkojnë shërbimin minimal. Ta kontstatosh është e rëndësishme dhe të jesh i vetëdijshëm, është gjëja më e rëndësishme. Të veprosh për ta ndryshuar, është shumë më komplekse sesa mendohet. Ashtu si lufta ndaj korrupsionit, nuk është vetëm çështje burgu. Duhet që sistemi të të mbrojë. Ajo që po ndodh sot në Shqipëri dhe që humbet në mjegullën dhe tymit e gjërave, sistemi për herë të parë, po lufton me korrupsionin.
Sistemi po lufton korrupsionin dhe jo volumtarizmi këtu dhe atje. Faktikisht, kjo gjë po ndodh. Po hyhet aty ku nuk është hyrë kurrë, kjo nuk është një arsye për të kërkuar gijotinën. Kjo e demokracisë dhe e balancimit të pushteteve, është e vetmja rrugë për të garantuar brezat. Dua të jem shumë i qartë. Besoj se e kam sot mundësinë, nga maja e asaj eksperience, të them që në fund të ditës, e rëndësishme për shtetndërtimin është tërësia e hapave që hidhen me durim dhe pa zhurmë. Episodet e zhurmshme nuk e bëjnë sistemin. Besimi im pse Shqipëria mund ta kapërcejë me shpejtësi të pazakonshme, lidhet me faktin që Shqipëria sot ka fatin të jetojë në epokën e teknologjisë dhe inteligjencën artificiale. Ne jemi në embrion dhe kërkojmë të jemi sot një vend që pranohet në BE se ka administratë me standardet e BE. Ne kemi digjitalizimin”, tha Rama.
Komente











Ky flet sikur nuk ka qen ky kryeminister keto 14 vjet, a enveri do te kishte zili
Përgjigju