TIRANE- Ndërsa 31-vjeçari Ibrahim Basha humbi jetën gjatë një aksioni në Lazarat, pas tij la dhimbje dhe lot. Në banesën e tij, në lagjen Bulçesh të Ri, në Bathore ka pllakosur dhimbja dhe morti për vdekjen e njeriut të tyre të dashur. Ibrahim Basha, me origjinë nga Bovilla, prej 15 vitesh jetonte në një shtëpi dy katëshe në Bulçesh, së bashku me babain e tij Osmanin, nënën e tij Sulltanen, me vëllain më të vogël Denisin, si dhe me motrat e tij.
Familjarë e të afërm ishin mbledhur pranë familjes Basha për të shprehur ngushëllimet e tyre, ku fjalët janë të pakta dhe gjithçka e ka pllakosur dhimbja. Gjithashtu, pranë kësaj familjeje ndodheshin edhe efektivë të Forcave të Armatosura ku 31-vjeçari Ibrahim Basha, më herët ka qenë pjesë e saj për 7 vite.
/Shqiptarja.com

"Lazarati", Kodheli: Mirënjohje pa fund për ish-oficerin e FA