Nëna e vëllezërve Xhaka ka qenë në qendër të vëmendjes sot gjatë ndeshjes Shqipëri-Zvicër. E ulur në tribunën qendrore të stadiumit, nëna e Taulantit dhe Granitit ishte në fokus të objektiv të fotoreporterëve të cilëve s'u ka shpëtuar asnjë detaj. Ajo mbante veshur një fanellë gjysma e së cilës kishte flamurin shqiptar dhe gjysma atë zviceran.
 
nena e xhakes
nena e vellezerve xhaka

Në një foto tjetër, ajo ka bërë simbolin e shqiponjës dy krenore me të fejuarën e Granitit, Leonita Lekaj.

nena e xhakes
nena e vellezerve xhaka

Gjithsesi, nuk dihet nëse ajo ka festuar momentin e golit të zviceranëve apo jo, pasi në një intervistë të para dy ditëve, lojtari i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka u shpreh se nëna e tij ishte tifoze e Zvicrës 100%. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com