DURRES - Irma Guza, është nëna e Juxhin Guzës, djalit që u vra nga goditjet e thikave të personave që dyshohet se kanë dashur ta grabisnin. Sikur të mos mjaftonte kjo, djali ra pre e një mjekimi të pakujdesshëm që ende vazhdon të konsiderohet i dyshimtë. Gruaja vijon të endet nëpër dyert e shtetit, jo vetëm që dikush ta dëgjojë, por që edhe dikush t`i premtojë se do të gjenden autorët e asaj ngjarjeje të rëndë, që i mori djalin e saj të vetëm. Nëna e volejbollistit të Teutës apelon për ndihmë që të zbardhet ngjarja dhe tashmë më shumë se asnjëherë në këto dy vite, i janë ngjallur shpresat se diç-ka do të ndodhë në këtë drejtim. ‘U kam trokitur të gjithëve, –thotë Irma Guza, – por, me përjashtim të Prokurorit të Përgjithshëm, s`më ka pritur askush. Ai të paktën më dëgjoi. I kam shkruar disa herë kryeministrit Berisha. S`mora kurrë përgjigje prej tij. Tashmë vendosa ta rinis kërkimin tim për autorët e vrasjes së tim biri nga “Shekulli”, duke besuar se dikush tashmë ka për ta dëgjuar zërin tim”. Ngjarja në të cilën humbi jetën 24-vjeçari, ndodhi me 13 shtator të vitit 2011. Edhe pse policia e Durrësit në këmbim të një informacioni të saktë vuri një prej shifrave më të mëdha, ende ngjarja nuk ka asnjë të dyshuar.
Znj. Guza, keni marrë ndonjë in-formacion në lidhje me autorët e sulmit ku humbi jetën djali juaj?
Jo, nuk kam marrë dhe as besoj se mund të marr nga kjo polici. Kam lëvizur ku ka mundur, kam shkuar në policinë e Durrësit, edhe me drejtorin e parë, edhe tani që erdhi ky i riu. Ende nuk kam marrë asnjë lloj përgjigjeje, aq më pak një informacion se kush ma ka vrarë Juxhinin tim.
Ju thoni që keni kërkuar të takoheni edhe me funksionarë të lartë të shtetit, jeni takuar?
Kam luftuar t’i takoi të gjithë. Kryeministrit i kam shkruar sms disa herë dhe s`kam marrë përgjigje as-njëherë. Më pas u nisa nga Durrësi dhe erdha në Tiranë për të takuar prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llallën. Ai të paktën më priti. Më dëgjoi. Më premtoi se po punohej dhe se do të viheshin në lëvizje të gjitha strukturat. Por vetëm kaq. Asgjë nuk ndodhi më pas. Vendosa t`i kërkoj takim me çdo kusht ministrit të Brendshëm, Flamur Nokës. Ai nuk më priti në zyrë. Jam detyruar t’i zë rrugën dhe e kam takuar në rrugë. Ideja ishte të vinte bazën në punë, këta punonjësit e policisë së Durrësit. Im bir është vrarë në hyrjen e pallatit të tij dhe si qenka e mundur që mos të gjendet asnjë gjurmë e personave që ia morën jetën?!
Ç`ju tha ministri i Brendshëm?
Ai mezi u ndal të më fliste. Ato të përgjithshmet, ato fjalët që unë jam kënaqur duke i dëgjuar. Por, edhe ato mi tha pa-si i tregova se ki-sha qenë edhe te Prokurori. Në të vërtet asgjë s`ka ndryshuar.
Po ish-Prokuroren e keni kontaktuar?
Po, edhe atë po. Ajo me ka kthyer një përgjigje, thuajse për procedurë dhe kaq.
Znj. Guza, cili është apeli juaj?
Të mos harrohet ngjarja e tim biri. Qeveria e re dhe drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, të policisë dhe të Prokurorisë të punojnë për të më gjetur autorët e vrasjes. Nuk mund ta lë edhe të vërtetën të më vdesë me Juxhinin. Po e nis thirrjen pikërisht nga “Shekulli” për të shpresuar se prej këtu do të nisë edhe një punë e re në kërkim të së drejtës së gjakut të djalit tim, që u godit me thika në hyrje të pallatit të tij, që shkoi në spital dhe nuk iu dha si duhet ndihma mjekësore dhe se prej thuajse dy vitesh, nuk kam ende asnjë informacion mbi personat që ma vranë. Kaq duam të dimë, kush e vrau dhe përse na e vrau; s`po duam asgjë tjetër. E dimë që djali jonë nuk vjen më, por të vërtetën e meritojmë ta dimë.
Marrë nga Shekulli
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Historia e volejbollistit durrsak Juxhin Guza