Është gjetur trupi i pajetë vajzës së dytë të mbytur në Lumin Buna, ndërsa vijojnë kërkime për gjetjen e trupit të nënës Alma Arrazi dhe të fëmijës tjetër. Nëna me 3 fëmijët u hodh në Lumin Bunë në Shkodër dhe dy ditë më parë u gjet e mbytur 9-vjeçarja. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili u bëri thirrje grave dhe vajzave që të denoncojnë dhunën.
Balla: Sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje dyshohet se edhe trupi i nënës dhe fëmijës të jetë po në këtë zonë kështu që policia, RENEA dhe Forcat e Sigurisë dhe të tjera dhe peshkatarët e zonës që i falenderoj po vazhdojnë non-stop për të gjetur nënën dhe fëmijën tjetër. Ngjarje e rëndë fjalët nuk i lidhim dot. Dua që nga ky moment t’u bëj thirrje vajzave dhe grave që ta denoncojnë dhunën. Ne kemi përgjegjësitë tona si shoqëri sepse duhet t’i japim më shumë vlerësim ta kalojnë këtë momentin e vështirë për të shmangur kalvarin e vuajteve. Dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale, dhuna që çdo vajza dhe grua përballet në punë, rrugë. E kam thënë shpesh që na duhet një shkëputje nga kjo situatë në kuptimin e një reagimi mbarëshoqëror sepse një rol këtu luan shoqëria vëllai, motra. Ndoshta vajzat dhe gratë nuk duan të reagojnë sepse thonë çfarë do thotë shoqëria, bota, ja pra ku gjendemi dhe na duhet të marrim më shumë përgjegjësi si shoqëri. Na duhet të reagojmë me parandalim. Duhet të rrisim fuqinë tonë të marrjes së informacionit.
A ka pasur denoncim më pare nga bashkëshortja për dhunë?
Balla: Drejtori i policisë më ka informuar që nuk ka patur një denoncim të tillë. Nganjëherë nuk duhet pritur denoncimi duhet të rrisim ne përmes inteligjencës për të marrë informimin. Nuk dua të jap përgjigje për çfarë thotë bashkëshorti.
Lajmi kryesor:
Shkodër/ Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumin Bunë, gjendet trupi i pajetë edhe i vajzës së dytë! Polumbarët në kërkim për 39-vjeçaren dhe djalin
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.9%
-
Jo
19.1%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 2536
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e muzeve, ekspozohen xhubletat e rralla në Shkodër! Trashëgimia e ruajtur me fanatizëm nga nënat tek vajzat
18 Maj, 16:33
-
Shkodër/ Ndalohet një person pasi goditi punonjësin e Komisariatit, ndërsa një 50-vjeçar arrestohet për lidhje të paligjshme të energjisë
18 Maj, 14:18
-
Muriqan/ Tentoi të kaloi kufirin me një sasi kanabisi me vete, vihet në pranga 34-vjeçari
18 Maj, 13:51
-
Kërkohet trofeu pas 23 vitesh, Thomas Brdaric: Vllaznia do finalen, gati për titullin kampion
18 Maj, 10:47
-
Artistja e njohur, Justina Aliaj rikthehet në skenë me teatrin poetik “Mall për vendlindjen”: Jam e surprizuar nga publiku shkodran
17 Maj, 17:32
-
Ylli Pata: Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës
16 Maj, 20:26
-
Shkodër/ Arrestohet 58-vjeçari për ndërtim pa leje, po ndërtonte një strukturë betoni që do shërbente si dyqan
15 Maj, 13:11
-
Shkodër/ Asgjësohen 236 fidanë kanabisi në pyllin e Shporit, arrestohet 29-vjeçari
14 Maj, 15:11
-
Zbardhet dëshmia e kunatës së Alma Arrazit: Po ta dija se do mbytej bashkë me fëmijët s’do ta kisha lënë kurrë
14 Maj, 13:48
-
Shkodër, nëna dhe djali kapen duke i shitur malazezit 3.8 kg kanabis
14 Maj, 10:39
-
Kartela e Erdgys Arrazit/ 'Kishte marrëdhënie të mira', kush e vizitoi gjatë dy muajve burg kur u arrestua për drogë
12 Maj, 22:51
-
Shkodër, zbulohet tuneli i nëndheshëm me kanabis çokollatë e hashash në lagjen "Skënderbeg'! 2 në kërkim, sekuestrohen gati 100 kg drogë (EMRAT)
12 Maj, 09:08