Shkodër/ Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumin Bunë, gjendet trupi i pajetë edhe i vajzës së dytë! Polumbarët në kërkim për 39-vjeçaren dhe djalin

Familja Arrazi ka hapur dyert e mortit. Lamtumirën e fundit do munden t’ia japin të voglës 9-vjeçare Ergesa Arrazi, trupi i së cilës u gjet mbrëmjen e 4 majit nga një peshkatar në lumin Buna. Pasditen e së hënës, polumbarët gjetën trupin e dytë të vajzës së vogël 8 vjeçe jo shumë larg urës së Bunës. Nëna e tyre me djalin 3-vjeçar mendohet të kenë të njëjtin fat si dy vajzat, por trupat e tyre ende nuk janë gjetur.

Familjarët e Erdgys Arrazit 31-vjeçarit të arrestuar si personi që shtyu gruan me fëmijët drejt vetëvrasjes, i ka shpallur të gjithë të vdekur në njoftimin mortor, ku bie në sy se nuk ka asnjë emër nga familja e Alma Arrazi (Bushatit). Po ashtu, asnjë familjar i Almës nuk është parë në varrim dhe as gjatë kërkimeve në Bunë.

Nga familja e Almës, motra e saj, u ka thënë hetuesve se Erdgys Arrazi ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj 39-vjeçares e fëmijëve dhe vetëflijimi dyshohet se është pasojë e dhunës në familje. Sipas dëshmive të tjera, shkaku shihet edhe tek tradhtia me një 18 vjeçare, për të cilën Alma kishte marrë dijeni. Madje pretendohet se Erdgysi e nxirrte live të dashurën e tij në celular, dhe ia tregonte vajzës 9-vjeçe.

Por, Edison Arrazi, vëllai i Erdgysit mohon kategorikisht çdo akt dhune dhe thotë se marrëdhëniet me nusen i kishin të mira. Dijeni për tradhti nuk ka, e megjithatë sipas tij, ky nuk është shkak për të përfunduar në këtë tragjedi.

Edisoni tregon se Alma natën e vetëvrasjes kishte pirë kafe me bashkëshorten e tij dhe më pas i kishte thënë se do të qëndronte për disa ditë te vëllai në Durrës. Madje ai pretendon se nëna e 3 fëmijëve pinte ilaçe antidepresive.

'Ajo ka qenë nusja jonë dhe ne e kemi dashur dhe respektuar. Sa i përket ngjarjes nuk është e vërtetë se vëllai e ka dhunuar. Prokuroria na ka dhënë leje që vëllai të vinte në varrim dhe policia nuk e lejoi që ti hidhte një grusht dhe vajzës që varrosëm sot. Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore.'- tha i vëllai.

Në një njoftim, prokuroria e Shkodrës ka treguar itinerarin e gruas dhe thotë se nga hetimet e deritanishme janë krijuar ‘dyshime të arsyeshme bazuar në prova se Erdgys Arrazi, si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj, ka shkaktuar vetëvrasjen e Alma Arrazit, e cila në gjendje të rënduar psikologjike dyshohet të jetë hedhur në lumë bashkë me tre fëmijët e mitur.

“Kam qenë duke gjuajtur peshk dhe duke u ngjitur tek një vijë uji pak më poshtë nga benti i Darragjatit, ishte errësirë dhe mu desh të ndizja dritën e telefonit për të parë se mos ndesha helika në tokë. Në fund të ujit më bëri të dyshoj sepse ishte 1 metër e pak ujë, mu duk ose kukull, ose njeri. Njoftova policine, erdhen e nxoren. Terreni nuk është se është shumë në favor, është e vështirë gjetja e trupave”.- u shpreh Safet Hasani, peshkatar.

Nga fshati Darragjat deri në grykëderdhjen e Bunës në Velipojë po kërkojnë polumbarët e RENEA, FNSH dhe ushtria. Po kështu janë angazhuar në kërkime dhe forcat policore të Malit të Zi.

I akuzuar si shkaktar i tragjedisë në familje, Erdgys Arrazi ka kyçur gojën në polici.

1714900198_vajza.jpg

Nëna Alma Arrazi me tre fëmijët

Ndiqni lajmet në zhvillime...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Mbytja e nënës bashkë me 3 fëmijët në lumin Buna, kreu i KMSH: Ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë

1710065287_bujarspahiu.jpg

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në Shkodër, ku nëna bashkë me tre fëmijët është vetëmbytur në Lumin Buna, pas dhunës dhe tradhtisë së dyshuar nga bashkëshorti.

Spahiu shprehet përmes një postimi në rrjetin social Facebook se, ngjarja tregon se familja shqiptare është në krizë, teksa shton se çedon gjithashtu përkrahja e njerëzve të rrethit familjar qoftë të viktimave të dhunës, që janë gratë, qoftë edhe me familjarët e dhunuesve, që janë bashkëshortët.

Ndër të tjera, kreu i KMSH shkruan se, “kush i dhunon dhe keqtrajton bashkëshortet do të jetë i poshtëruar në këtë botë dhe në botën tjetër.

Reagimi i plotë

Ngjarja tragjike e ndodhur së fundi në Shkodër tregon se familja shqiptare është në krizë

Së pari, dua të shpreh ngushëllimet e mia dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për humbjen tragjike të jetës së nënës dhe tre fëmijëve të saj.

Kjo ngjarje është një alarm se kriza që ka përfshirë familjen shqiptare nuk po trajtohet dhe adresohet siç duhet, kjo i bën ngjarje të tilla të përsëritshme dhe të dhimbshme.

Ngjarje të tilla vërtetë nuk mund të parashikon çdoherë, por ky rast dhe të ngjashme me këtë që kemi parë disa herë, së fundi, tregon se hallkat e zinxhirit shoqëror e institucional nuk po funksionojnë siç duhet.

Ka ende ndrojtje nga viktimat e dhunës që të bëjnë denoncime.

Çedon gjithashtu përkrahja e njerëzve të rrethit familjar qoftë të viktimave të dhunës, që janë gratë, qoftë edhe me familjarët e dhunuesve, që janë bashkëshortët.

Askush që ka dijeni për raste të tilla nuk duhet të heshttë. Nuk duhet ta shohë problemin si diçka që duhet mbajtur sekret, me mendimin se është punë që u përket “atyre” jo “ne”.

Shërbimet sociale do duhet të shërbejnë si një strukturë ndërgjegjësuese për raste të tilla. Si një strukturë që nxit dhe kurajon viktimat e dhunës të bëjnë denoncimet në institucionet përkatëse. Por si të tilla ato edhe mund të bëhen shpesh shërbime që të evidentojnë rastet e neglizhencës, kur denoncimet bëhen.

Sigurisht edhe autoritetet fetare janë një element tepër i rëndësishëm për të dhënë një kontribut të çmuar në shoqëri, dhe ne e bëjmë vazhdimisht këtë.

Të tilla raste kanë nevojë emergjente për trajtim ndërveprues mes të gjitha hallkave të shoqërisë.

Familja është themeli i shoqërisë. Gruaja është elementi bazë i saj.

Kush i dhunon dhe keqtrajton bashkëshortet do të jetë i poshtëruar në këtë botë dhe në botën tjetër.

E lus Zotin që ngjarje të tilla të mos përsëriten më kurrë dhe familja shqiptare të rifitojë aftësitë e humbura të respektit mes bashkëshotëve dhe përkujdesjes së ndërsjelltë!

Ora 21:54
Tragjedia në Shkodër, flet fqinji i babait të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

1714981230_Untitled1.jpg

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon në Tiranë tek vajza e tjetër, e cila është e divorcuar.

Për disa kohë kanë jetuar në Lezhë, ndërsa një fqinji të Azemit, i cili kishte komunikuar disa ditë më parë me Bushatin, i ishte shprehur se Alma i ka kërkuar ndihmë në lidhje me problemet që kishte me bashkëshortin, raporton Report Tv.

Ora 18:11
Alma Arrazi u vetëmbyt në Bunë me 3 fëmijët, kunati: Vëllai s'e ka dhunuar, shkonim mirë! Pinte ilaçe antidepresion

Edison Arrazi, vëllai i Erdgys Arrazit, i cili është arrestuar për shkaktim të vetëvrasjes së gruas së tij Alma Arrazi, e cila në kushte të rënda psikologjike u vetëhodh nga lumi Buna bashkë me 3 fëmijët e mitur, thotë se i vëllai nuk e ka dhunuar 39-vjeçaren.

Sipas tij ajo ka qenë nusja e shtëpisë dhe e kanë dashur dhe respektuar. Sipas kunatit të 39-vjeçares ato në shtëpi kanë bërë gati 4 arkivolë dhe ata do të bëjën varrimin edhe të Alma Arrazit. Ai thotë se ka tre ditë që ka dalë nga burgu e shton se nuk ka dijeni nëse i vëllai i tij ka pasur lidhje tjetër. Arrazi tha se prokuroria i dha leje që vëllai të vinte në varrim, por policia nuk e ka lejuar.

Nusja, sipas tij trajtohej prej kohësh me ilaçe për stresin e depresionin. 

Edisoni tregon se Alma natën e vetëvrasjes kishte pirë kafe me bashkëshorten e tij dhe më pas i kishte thënë se do të qëndronte për disa ditë te vëllai në Durrës. 

Edison Arrazi vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje shumë e rëndë që na ka ndodhur në familjen tonë sepse ende nuk janë gjetur dy trupat e tjerë dhe dy i kemi të vdekur. Dua të sqaroj opinionin publik se vëllain tim e njeh e gjithë Shkodra sepse ka punuar në servis celularësh. Është e pavërtetë se vëllai ka ushtruar dhunë psikologjike apo fizike ndaj nuses tonë të shtëpisë. Ne pas ngjarjes së rëndë kemi bërë katër arkivola dhe nusen do ta përcjellim bashkë me të tre fëmijët. Ajo ka qenë nusja jonë dhe ne e kemi dashur dhe respektuar. Sa i përket ngjarjes nuk është e vërtetë se vëllai e ka dhunuar. Prokuroria na ka dhënë leje që vëllai të vinte në varrim dhe policia nuk e lejoi që ti hidhte një grusht dhe vajzës që varrosëm sot. Unë dua ti bëj thirrje të gjithëve që të mos nguten dhe të na lënë kohë që të dalë e vërteta e ngjarjes. Vëllai dhe nusja kanë shkuar shumë mirë dhe nuk kanë patur probleme siç po akuzohet gjithandej. Unë dua që vëai të vijë në shtëpi dhe të varrosim edhe vajzën tjetër që u gjet sot. Faktet janë gjithandej se nuk është dhunues vëllai im sepse e njohin të gjithë. Ne kemi jetuar në një shtëpi sëbashku dhe nëse ka patur dhunë të paktën njëherë do e kishte denoncuar ose do kishte trokitur në dyert e ndonjë shoqata ose do e kishte gjetur një zgjidhje. Ne i kemi njoftuar për çdo gjë familjen e nuses tonë, që nga momenti i parë dhe deri më tani. Sot nuk kanë qenë në varrim por e dimë se dhimbja edhe për ata është po aq e madhe sa e jona. Edhe ata janë të respektuar nga ana jonë. Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin. Nuk është se ka qenë në një gjendje të rënduar por herë pas herë ka marrë ilaçe. Ngjarja është shumë e rëndë dhe jemi tejet të ngarkuar. Unë për vete kam tre ditë që kam dalë nga burgu. Bëra katër vite burg dhe nuk e di ende se për çfarë i bëra sepse me kanë dënuar për bimë narkotike gjë që nuk është e vërtetë.

Kafja me kunatën

Nusja ime dhe nusja e vëllait atë pasdite kanë dalë si gjithmonë për të pirë kafe bashkë më fëmijët sepse kanë dalë shpesh sëbashku. Pasi kanë konsumuar kafen i ka thënë nuses time se do nisem  për në Durrës dhe do vijë të marrë vëllai. Nuk ka shfaqur asnjë problem gjatë qëndrimit në kafe dhe është sjellë krejt normalisht. I ka thënë se kam folur me burrin për vëllanë tim dhe se do iki për Durrës sepse më merr vëllai.

Dyshimet për tradhti

Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore.

Ora 16:08
Nëna me 3 fëmijët u vetëmbyt në Lumin Bunë në Shkodër, gjendet trupi i pajetë vajzës së dytë

Është gjetur trupi i pajetë vajzës së dytë të mbytur në Lumin Buna, ndërsa vijojnë kërkime për gjetjen e trupit të nënës Alma Arrazi dhe të fëmijës tjetër. Nëna me 3 fëmijët u hodh në Lumin Bunë në Shkodër dhe dy ditë më parë u gjet e mbytur 9-vjeçarja. Lajmin e bëri me dije ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili u bëri thirrje grave dhe vajzave që të denoncojnë dhunën.

Balla: Sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje dyshohet se edhe trupi i nënës dhe fëmijës të jetë po në këtë zonë kështu që policia, RENEA dhe Forcat e Sigurisë dhe të tjera dhe peshkatarët e zonës që i falenderoj po vazhdojnë non-stop për të gjetur nënën dhe fëmijën tjetër. Ngjarje e rëndë fjalët nuk i lidhim dot. Dua që nga ky moment t’u bëj thirrje vajzave dhe grave që ta denoncojnë dhunën. Ne kemi përgjegjësitë tona si shoqëri sepse duhet t’i japim më shumë vlerësim ta kalojnë këtë momentin e vështirë për të shmangur kalvarin e vuajteve. Dhuna me bazë gjinore, dhuna seksuale, dhuna që çdo vajza dhe grua përballet në punë, rrugë. E kam thënë shpesh që na duhet një shkëputje nga kjo situatë në kuptimin e një reagimi mbarëshoqëror sepse një rol këtu luan shoqëria vëllai, motra. Ndoshta vajzat dhe gratë nuk duan të reagojnë sepse thonë çfarë do thotë shoqëria, bota, ja pra ku gjendemi dhe na duhet të marrim më shumë përgjegjësi si shoqëri. Na duhet të reagojmë me parandalim. Duhet të rrisim fuqinë tonë të marrjes së informacionit.

A ka pasur denoncim më pare nga bashkëshortja për dhunë?

Balla: Drejtori i policisë më ka informuar që nuk ka patur një denoncim të tillë. Nganjëherë nuk duhet pritur denoncimi duhet të rrisim ne përmes inteligjencës për të marrë informimin. Nuk dua të jap përgjigje për çfarë thotë bashkëshorti.

Ora 13:25
Dyshohet tradhtia e dhuna shtynë gruan me fëmijët drejt hedhjes në Bunë, çfarë postonte në rrjetet sociale Erdgys Arrazi

Erdgys Arrazi i dyshuar se ushtronte dhunë ndaj gruas dhe tre fëmijëve të hedhur bashkë me nënën në lumin Bunë në Shkodër, në rrjete sociale pasqyronte një realitet tjetër. Në profilin e 31-vjeçarit në Facebook, vihet re se fotot më të shpeshta janë ato të fëmijëve, duke i etiketuar si “dashuria e babit, mbreti i babit”. Nuk mungojnë as etiketime të bashkëshortes, duke e quajtur atë “bota ime, zemra ime”.

 

Ora 12:47
‘Alma merrte ilaçe, kishin debate', familjarët e Ergys Arrazit të shokuar: S'e imagjinonim se mund të hidhej me fëmijët në lumë! Nuk i ka keqtrajtuar

 

Familjarët e Erdgys Arrazit shprehen të shokuar për ndërmarrja e aktit ekstrem nga Alma Arrazi e cila u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët. Ata tregojnë se mes çiftit të bashkëshortëve ka pasur probleme, e për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe psikologjike, Alma kurohej me ilaçe. E ndërsa pohojnë problemet mes tyre, thonë se Ergys Arrazi nuk i keqtrajtonte.

“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve. Erdgysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private. Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, tha një prej familjarëve.

Ora 12:46
Gjeti trupin e 9-vjeçares në lumin Bunë, peshkatari: Në fillim mendova se ishte kukull, u shokova kur pashë vajzën

Peshkatari Safet Hasani ka rrëfyer momentin e vështirë, kur në ujërat e lumit Bunë të Shkodrës gjeti trupin e vajzës 9-vjeçare Ergesa Arrazi. Ai ishte personi që konstatoi trupin e vajzës në lumë, duke çuar kështu në zbulimin e kësaj ngjarje tragjike, ku dyshohet se nëna Alma Arrazi bashkë me 3 fëmijët janë vetëmbytur në lumë, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi.

Hasani tregon se ishte duke gjuajtur peshk, kur ka gjetur trupin. Ai thotë se u shokua dhe në fillim mendoi se mos ishte kukull. Më pas ka njoftuar në telefon policinë dhe është konstatuar se vajza e vogël, e cila sot do të përcillet për në banesën e fundit.

“Kam qenë duke gjuajtur peshk dhe duke u ngjitur tek një vijë uji pak më poshtë nga benti i Darragjatit, ishte errësirë dhe mu desh të ndizja dritën e telefonit për të parë se mos ndesha helika në tokë. Në fund të ujit më bëri të dyshoj sepse ishte 1 metër e pak ujë, mu duk ose kukull, ose njeri. Për momentin u shokova sepse më shkoi mendja se mos është njeri.

Mora policinë në telefon dhe erdhën menjëherë. Erdha me varkën time dhe i mora këtu dhe shkuam tek vendi. Pasi policët e çuan sipër u konstatua se ishte njeri. U shokova sepse thoja ishalla nuk është njeri se të vjen keq, por pastaj më shkoi mendja që të marr policinë sepse ishte diçka që nuk e kisha dëgjuar as në lajme për ndonjë është mbytur kush apo jo”, tha peshkatari Safet Hasani, i cili gjeti trupin e vogëlushes.

Ai bashkë me banorë të zonës i janë bashkuar operacionit të kërkimit për gjetjen e trupave. 

Normal që të vjen keq, se kemi fëmijë vetë. Rast i rëndë. Unë u kam ardhur në ndihmë, ata janë boll për kërkime. Terreni nuk është se është shumë në favor, është e vështirë gjetja e trupave. Grupet vazhdojnë, kërkimet vazhdojnë.

Ora 12:03
Mbytja e nënës me fëmijët në Bunë, efektivë të Forcave të Armatosura i bashkohen operacionit për gjetjen e trupave

 

Efektivë të Forcave të Armatosura  të Shqipërisë, së bashku me mjetet e tyre i janë përgjigjur menjëherë thirrjes për ndihmë dhe janë angazhuar në operacionin për gjetjen e tre trupave të nënës dhe dy fëmijëve të raportuar të mbytur në lumin Buna, pranë fshatit Darragjat, njësia administrative Dajç, Shkodër. 

Ekipet e efektivëve nga Batalioni i Forcave speciale dhe efektivëve nga Regjimenti i Këmbësorisë së Veriut, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile i bashkohen polumbarëve të Repartit RENEA, Njësisë së Sigurisë Publike Shkodër, policisë së Shkodrës, Drejtorisë së Kufirit e banorëve të zonës, të cilët vijojnë kërkimet që prej ditës së djeshme.

Deri më tani është gjetur trupi i vajzës 9 vjeçe dhe po kërkohet pa ndërprerje për trupat e nënës dhe 2 fëmijëve të tjerë.
Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë sa herë është e nevojshme në ndihmë të qytetarëve dhe komunitetit.

Ora 11:57
Nëna me 3 fëmijët u hodhën në lumë, kërkimet për gjetjen e trupave shtrihen edhe në Mal të Zi! Balla komunikim me homologun

 

Kërkimet për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve, të cilët u hodhën në lumin Bunë të Shkodrës, janë shtrirë edhe në Mal të Zi. Kërkimet janë shtrirë që dje edhe në Mal të Zi, në përpjekje për të gjetur trupin e Alma Arrazit me dy fëmijët, vajzën 8 vjeçe dhe djalin 3 vjeç. Nëna me fëmijët u hodhën nga ura e Bunës në lumë, pas dhunës dhe tradhtisë nga i shoqi Erdgys Arrazi

Mësohet se ka pasur edhe një komunikim mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe homologut të tij në Mal të Zi për të ndihmuar në kërkime në afërsi të derdhjes se lumit Buna në detin Adriatik. Deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9-vjeçare. 

Ora 11:06
Shkodër/ Me varka dhe gomone, dita e dytë e kërkimeve në lumin Buna për 39-vjeçaren e dy fëmijët, vështirësi në gjetjen e trupave

 

Vazhdon edhe sot në ditën e dytë të kërkimit operacioni në lumin Buna për gjetjen e trupave të nënës 39-vjeçare Alma Arrazi dhe dy fëmijëve të saj të mitur 3 dhe 8 vjeç që u hodhën më datë 3 maj. Ndërsa 9 vjeçarja është gjetur mbrëmjen e katër majit, polumbarët e Shkodrës po hasin vështirësi në gjetjen e trupave të tjerë. Në ndihmë të tyre në këtë operacion janë angazhuar dhe banorë të zonës me varka dhe gomone.

Ora 11:03
Tragjedia në Shkodër, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit! Familja e Erdgys Arrazit shpall të vdekur gruan e 2 fëmijët pa iu gjetur trupat

1714986223_17149857529vjecarjashkoder.jpeg

9-vjeçarja Ergesa Arrazi, e cila humbi jetën, pasi u hodh në lumë bashkë me nënën dhe dy fëmijët e tjerë do të përcillet sot për në banesën fundit.Ceremonia mortore mbahet në orën 14:30.

Ndërkohë, kërkimet në lumin Bunë po vijojnë ende për gjetjen e trupave të nënës dhe dy fëmijëve të tjerë, vajzës 8 vjeçe dhe djalin 3 vjeç.

Por ajo që vihet re në njoftimin e vdekjes së 9-vjeçares, që është publikuar nga familja e Erdgys Arrazit është se ata kanë shpallur të vdekur dy fëmijët e tjerë edhe nusen. Pavarësisht se trupat e tyre nuk janë gjetur familja Arrazi i ka shpallur të vdekur.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/05/2024 00:42

    Me ben pershtypje si nuk ka asnje reagim nga familja e gruas,si nuk kane marre pjese ne varrimin e mbeses se tyre?!

    Përgjigju
  • Qytetar: 06/05/2024 22:56

    Nuk e kuptoj, nje femije 9 vjeç ose 6 vjeç nuk eshte kukull qe ta hedhesh me kaq lehtesi nga ura pa bere asnje rezistence. Ku e di prokuroria qe nena dhe femijet nuk jane vrare nga persona te trete? Eshte shume heret per te dale ne konkluzione. Keta s’kane gjetur as trupin e nenes.

    Përgjigju
  • Almira: 06/05/2024 22:06

    Se imagjinoj sesi jeton ajo goca qe ka prish nje familje Ka hy nmes dhe kto jane shkak pasojat e veprimit t saj dhe burrit Kjo do mbet njolle per familjen e tyre dhe per shpirtin e tyre Vdekja si urohet kujt ama ju 2 smeritoni te jetoni me

    Përgjigju
    • O Almira: 07/05/2024 11:56

      Tradhetia sduhet falur kurrsesi ne asnje lloj forme Edhe sikur ti dalin gjak nga syt ajo kurre sduhet te justifikohet t falet dhe t harrohet

    • Real: 07/05/2024 01:04

      Ti flet si kodra mbas bregut. E mjera ti sa e vuan idene e tradhetise. Po te ndodhi ruaj mendte e kokes dhe jo te justifikosh veprime te tilla makabre. Tradhtia ne cift nuk barazohen me vdekjen por me ndarjen dhe secili ne pune te tij. Jo po mire beri psh burri qe vrau gruan se dyshonte apo e tradhtoi ajo? Divorc jo vdekje o mentalitet rural.

  • Irisi: 06/05/2024 22:05

    Shume falimje e ult Si ka munsi qe ja keni dit per lidhjen dhe ja keni mshtet Ca duhet t baj kjo gru kur burri i kalon para hunet me tj ken Nuk e justifikoj veprimin e grus Por ajo duhet t fuste n dhe sot burrin me te dashuren

    Përgjigju
  • Psk: 06/05/2024 20:44

    Nuk dua te shfajsoj bashkeshortin se nuk e gjykoj dot por ky veprim ektrem i kesaj nene tregon per probleme te renda psiqike qe nuk lidhen drejt per drejte me faktore te jashtem. Fjalet e tjera jane show dhe jashte realitetit.

    Përgjigju
  • Tutu: 06/05/2024 19:17

    Ngjarje e dhimshme dhe e tmerreshme…kam idene qe prokuroria , te shikoje pisten e perzjerjes te se ndjeres me ndonje sekt fetar vetevrases .. qe jo pak qarkulloj edhe ne vendin tone .. U preheshin ne paqe fatzinjte !!

    Përgjigju
  • Wanda: 06/05/2024 17:04

    Shpresoj kane bere autopsine vajzes qe e varrosen direkt ne asnje vend te botes nuk I varosin brenda 24 oreve

    Përgjigju
    • Edison Arriza: 06/05/2024 20:08

      Nuk ja kena ba se na del vllai fajtor

  • Krim te hedhi femijet ne lum: 06/05/2024 16:09

    Po vet i kerkojn keto gjera se e merr burrin 9 vjet me te vogel dihet se ndonje dashnore ka me zan ai . Do ndonje zog te re

    Përgjigju
  • EDLIRA CEKA: 06/05/2024 16:02

    Uaaa sa gjynah ???????????? Ajo e shkrehte qe e ka bere kete veprim , nuk e gjykoj ???? ajo nuk ka pasur mbeshtetje as ke familja e vet as ke familja e burrit, dhe per kete arsye ajo ka kaluar ne nje depression ???? te thelle , qe e detyroi te ndermerrte kete veprim , qe u vetevra bashke me 3 - femijet e saj ???????????????? Ai kriminel burri i saj nuk meritonte te ishte babai i 3- femijeve , eshte sikur ti kete vrare vete me duart e tij ???? Nuk me intereson deklaratat e familjes se tij qe thone : Qe ai i donte femijet e tij ???? jane fjale boshe , kur realiteti eshte ndryshe . O ZOT sa keq me vjen , çfare tmerri ????????????????

    Përgjigju
    • O edlira: 06/05/2024 16:45

      Gabim esht me mbyt veten e femijet . Sa cifte ndahen apo tradhetojn ca te bejm te vrasim femijet e veten ?? As burri nuk ka ndonje faj pse te bej burg kot

  • Shkodra: 06/05/2024 15:50

    Kur pash sot mengjes letren ne shtyll , mu duk cudi si i kan shkru te vdekur pa u gjet akoma trupat

    Përgjigju
    • Sheila: 06/05/2024 20:06

      Po si ka munsi ?? Apo thu e kane dit se kane vdek

  • Populli: 06/05/2024 13:39

    Qenkeni te shokuar ju, po ku ishit ju kur ai pjella juaj kriminel e shkaterronte kete grua perher e me shume sa e paska katandisur per ilace.Femijet nuk dolen nga guacka po i lindi kjo nene qe na qekeni shokuar ju qe u zente gjaku I iesaj nene e femijeve te saj, se vetem te saj ishin ndaj dhe ajo mori ate akt te tmerreshem qe te mos tja linte atij krimineli femijet.Vertet ka bere nje gabim fatal por ku ta dime si kane vepruar ilacet mbi te dhe te gjithe e dime se ato ilace vetem mire sbejne.

    Përgjigju
  • ermir: 06/05/2024 11:08

    Eshte cmenduri te vrasesh veten dhe 3 femije sepse e dhunonte burri,nuk e justifikoj kete burr kriminel por kete veprim ne drejtim te pjellave te tyre nuk e ben asnje qenie e gjalle.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë