"Nëna me foshnjen e saj edhe mund të kishin shpëtuar.Unë do thoja të pamundur nuk ka asnjë gjë. Ky është një rast fatal”. Kështu shprehet, Arjan Mezini, nëndrejtori i teknik i spitali Universitar të Sëmundjeve të Brendshme “Shefqet Ndroqi”, (Sanatoriumi)  e njëherazi mjek tek ky spital.

Mezini ka pohuar për Report Tv se, 35 vjeçarja ka shkuar në Santorium për kontroll pas dyshimeve të mjekëvë të QSUT për mpiksje gjaku. Por, sipas tij, Aida kishte carje të shpretkës që zakonisht shkaktohet nga taumat, goditje apo rrëzim.

Ja rrëfimi i plotë i mjekut Mezini në studion e Report Tv:
Z.Mezini kur ka ardhur në spitalin tuaj Aida Çajku dhe cila ka qenë gjendja e saj shëndetësore?
Fillimisht dua të shpreh ngushëllime ndaj familjarëve të së ndjerës. Me historinë u njohëm dje në mëngjes ku u raportua se u dërgua një rast nga QSUT ku për rastin konkret dyshohej se kishte mpiksje gjaku në mushkëri. Në bazë të ekzaminimeve të kryera u konstatua se ky dyshim nuk ekzistonte dhe u pa një rënie e kuadrit të gjakut nga 9 gram për Decilitër në 7 gram për Decilitër. Në këto kushte, mjekja e kuptoi se kishte të bënte, me një humbje dhe u transportua në spitalin ‘Koço Gliozheni’ për t’iu nënshtruar kirurgjisë. Ne nuk e ofrojmë urgjencën e kirurgjisë së barkut.

Sipas informacionit të publikuar nga MSH probleme ajo kishte pasur me shpretkën, por nuk u diagnostikua dot në kohë. Çfarë ka ndodhur në maternitet që ajo është larguar nga materniteti tek QSUT e më pas edhe tek ju?
Në maternitet ajo është dërguar nga familjarët pasi kanë menduar se ajo po lindte. Nuk e di se çfarë kanë bërë mjekët, por kanë bërë diagnostikimin se nuk bëhej fjalë për një lindje, dhe duke i nisur nga gjendja e pacientes me siguri kanë dyshuar se kanë të bëjnë me një problem të zemrës.

Këto simptoma, a të bëjnë të dyshosh për një gjë të tillë?
Sigurisht. Përderisa nuk kishte dhimbje lindje, kur të dhemb shpatulla e majtë dyshohet se mund të ketë zemrën, pasi ajo kishte puls të rritur dhe kanë menduar se ka probleme me zemrën. Më pas e kanë çuar në QSUT, por nuk rezultoi e tillë. Nga aty, pas ekzaminimeve për mpiksje gjaku, kanë menduar që ky ishte problem që duhej të zgjidhej në sanatorium.

Nuk mund të zgjidhej aty? Nga QSUT?
Sigurisht, pasi e kane përjashtuar pistën e zemrës, por mpiksjen e gjakut në mushkëri e mbulojmë ne. Duke u nisur nga pulsi i lartë dhe dhimbjeve në krahun e majtë ata e sollën tek ne. Në momentin që kanë ardhur, ekzaminimet janë bërë shumë shpejt dhe është përjashtuar kjo diagnozë dhe u pa rënia e kuadrit të gjakut që tregonte se kishte rrjedhje dhe kjo nuk mund të përcaktohej pa ndërhyrje kirurgjikale.

Kur thoni se nuk mund ta përcaktonim, kjo do të thotë se nuk kishit pajisje?
Jo jo, nuk ka lidhje me pajisjet, por në rastin konkret u pa se këtu kemi të bëjmë me humbje, por zgjidhja ishte kirurgjikale dhe këtë mund ta bënin mjekët e maternitetit, por mund të shkonte edhe vend tjetër, por u mendua që të shpëtonte vetëm fëmija. Por kjo nuk ndodhi.

Do doja të ndaleshim tek raporti i dalë nga ekspertiza. Di që problemin e kishte me shpretkën pasi e kishte të dëmtuar, është e vështirë të kuptohet nëse nuk ka informacion nga vetë pacienti apo shpretka?
Çarja e shpretkës është shumë e vështirë të kuptohet dhe ndodhin nga shkaqe të jashtme që janë trauma, goditje fizike, rënie nga lartësitë e tij. Mund të jetë rrëzuar. Unë ju sjell një rast ku studimet e fundit në Amerikë flasin se në 936 raste jo traumatike për çarjen e shpretkës gratë shtatzëna ishin 39 raste, por jo për shkaqe jotraumatike, por për studime për shkaqe jo traumatike. Çarja e shpretkës tek rastet ishte 33- 39 raste në 639 raste. Është e rrallë që të ndodhë, por është shumë e rrallë.

Është e vështirë që të përcaktohet?
Kur shkon tek një mjek ai të pyet për gjithçka. Nëse familjarët ose pacienti referon traumën është e lehtë.

Nëse në këtë rast kjo nuk ka ndodhur, si rezulton në fakt?
Unë e di se në sanatorium ata nuk e kanë thënë një gjë të tillë, për ndonjë traumë apo tjetër gjë? Duhet të ketë shkaqe jo me bazë traumatike. Është e rrallë, por ndodh.

Në përgjithësi protokolli si e parashikon, ka një rregull të caktuar se në rast se vjen një rast urgjent por që nuk i përket spitalit përkatës duhet të transportohet apo duhet të thërriten mjeke të tjerë nga spitale të tjera?
Sigurisht, sistemi i Urgjencës tonë funksionon në këtë mënyrë që rasti nëse nuk zgjidhet ne i transferojmë, kjo është në varësi sa rëndë është pacienti. Dhe në varësi si e vlerëson mjeku, jam i bindur që mjekët maternitetit kanë menduar se kanë pasur të bëjnë me një problem me zemrën, prandaj e kanë sjellë. Mund të bëhet edhe duke e mbajtur sëmundjen në observim, por kjo është individuale për pacientin. Meqenëse ka qenë me tension të lartë dhe rrahje të shpeshta, tregon se ishte urgjencë. Mjeku është ai që mendon sepse nuk ka rregulla strikte pasi çdo rast është ndryshe.

Nëse ka një protokoll sesi funksion?
Nëse për shembull ne kemi një grup mjekësh nga specialitete të ndryshme mundohemi ta kapim vetë, por nëse nuk mundemi e transferojmë.

Rasti do hetohet, mendoni se Aida mund të kishte shpëtuar nëse do ishte diagnostikuar në kohë pavarësisht se pacientja ishte shumë rëndë?
Unë do thoja të pamundur nuk ka asnjë gjë. Nëse pacienti afrohet te mjeku, aq më shpejt shpëton pacienti. Ishte një shpërthim i shpretkës dhe nuk ishte menduar. Ky është një rast fatal.

Nëse do zbulohej në QSUT mund të trajtohej?
Besoj se po, pastaj gjërat bëheshin me koordinimin e QSUT-së dhe maternitetit, pasi duheshin dy palë kirurgë për fëmijët dhe organet e brendshme.

Ne duhet të presim se çfarë thonë organet hetimore, por ka një lloj përgjegjësie që po mban sistemi?
Përgjegjësia që po mban sistemi, unë them se sistemi i Urgjencës ka ekzistuar, por këtu është mungesë diagnostikimi nga mjekët. Këtë do e përcaktojë mjekësia ligjore, por është koha e funksionalizimit të urgjencës kombëtare që mesa duket po punohet dhe të bëhet realitet.

Duhet një urgjencë e përgjithshme që të ketë të gjithë specialitetet për të trajtuar çdo rast?
Po, këtë e ka thënë Ministri i Shëndetësisë që shumica e pacientëve shkojnë me automjete private dhe jo me ambulanca. Është një raport që duhet të ndryshojë pasi mjekët duhet të jenë sa më të informuar dhe bëjnë kanalizimin e pacientit më shpejt. Për të shpëtuar jetë njerëzish.

Por ne nuk i kemi këto kushte?
Për këtë duhet të pyesni Ministrinë e Shëndetësisë. Unë di që po punohet.

Lidhur me ambulancën, familjarët e Aidës kanë folur për mungesë kushtesh në ambulancë, si ka ardhur në sanatorium pacientja?
Ajo është transportuar nga ne deri tek materniteti me të gjitha kushtet dhe me mjekët e urgjencës. Dyert e hapura janë mbajtur për ta nxjerrë dhe për ta futur atje gruan. Ai ka pasur pretendime se është vonuar për ta futur në urgjencë. Unë mendoj se dyert janë mbajtur hapur për ta futur në maternitet.

Mjekja apo infermierja në spitalin tuaj a është thirrur nga prokuroria?
Po, ajo është mbajtur rreth 6 orë, bashkë me mjekët e spitaleve të tjera. Ka qenë pneumologia dhe mjeku reanimator që ka asistuar rastin.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)