LIBRAZHD- Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka kërkuar 35 vite burg për Oriola Lleshin, e cila akuzohet për vrasjen e foshnjës së saj 6-javëshe në maj të këtij viti. Nena 24-vjeçare, ka pranuar se ka vrarë djalin e saj, duke e mbytur me jastëk, por thotë se e ka kryer këtë krim në rrethana depresive.
Sipas akuzës Oriola Lleshi, nga fshati Kuturman i Librazhdi, e ka vrarë foshnjën për shkak të mosmarrëveshjeve me bashkëshortin dhe prindërit e tij, pas dyshimeve për atësinë e fëmijës.
Gjithashtu Oriola Lleshi, në dëshminë e saj të dhënë për prokurorët e çështjes pohoi se djalin e dytë ajo e ka ngjizur në një lidhje jashtë martesore.
Në dëshminë e nënës 24-vjeçare thuhet se debatet mbi atësinë e fëmijës janë shtuar më shumë kur ka lindur djali. Sipas saj personi i cili është i ati i foshnjës së vrarë, ka kryer marrëdhënie me forcë me 24-vjeçaren në 5 qershor 2013, kur ajo ishte duke punuar tokën, por ajo nuk ka treguar këtë histori, pasi nuk donte të ndahej nga bashkëshorti.
Por pas debateve të ashpra në familje dhe e ndodhur në gjendje depresive, një mëngjes ajo e ka mbytur fëmijën me jastëk.
Pas kërkesës së organit të akuzës, 24-vjeçarja rrezikon deri në 35 vite burgim, pasi gratë përjashtohen nga dënimi maksimal për këto krime, dënim i cili është burgim i përjetshëm.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO