Nëna shtatëzënë i shpëtoi sulmit
i shkruan një letër fëmijës në bark

Sneha Mehta ishte një grua shtatëzënë që pa me sy tmerrin e sulmeve në Bruksel. Ajo që kujton gruaja janë vetëm zhurmat, frika dhe rrënojat. Mehta dhe burri i saj, Sameep fluturuan nga Abu Dhabi drejt Brukselit të martën, kur bomba shpërtheu në aeroport dhe tavani nisi të bjerë mbi kokat e tyre.

Në ato momente ata nuk dinin se çfarë të bënin, pasi ishin përfshirë nga paniku. Më shumë se për veten ata kishin frikë për fëmijën që Aneha kishte në bark shkruajnë mediat ndërkombëtare. 
letra
Ajo shkruan një letër për fëmijën e saj, ku pavarësisht gjithçkaje që kaloi, i thotë që jeta është e bukur. Në letrën prekëse ajo shkruan: “Kur ti ishe vetëm 16-javëshe dhe ndodheshe brenda meje, mami dhe babi u gjendën në Bruksel, ku ndodhi një shpërthim i fuqishëm. 

Nuk ka rëndësi se ku është njerëzimi sot, por unë dua vetëm të them që jeta është e mrekullueshme dhe bota ka plot njerëz të jashtëzakonshëm

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve

Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve