ATHINË - “Një grua e moshuar në fshatin suljot Frosini në Greqi ka ushqyer dhe u ka treguar kinse rrugën shqiptarëve, të arratisur nga burgu i Trikallas, të cilët ende nuk janë arrestuar, pavarësisht operacionit policor gjigand në kufirin greko-shqiptar”, shkruan sot gazeta greke "Republika" në Greqi. Kësaj dëshmie i janë referuar edhe media të tjera.
Sipas gazetës, gruaja e moshuar nga fshati Frosini i Epirit i ka ushqyer të arratisurit dhe i ka përcjellë ata nëpër shtigjet e duhura malore.
Në fshatin Frosini u gjet dhe një biçikletë e kuqe, me të cilën Marian Kola dhe bashkëpunëtori i tij mendohet se i kanë shpëtuar postbllokut të policisë.
Ngjarja u rrëfye nga fshatarët, të cilët thanë se ata patën biseduar me nënën e moshuar. Ajo u ka treguar se si mëngjesin e të premtes në 5 korrik, shqiptarët e arratisur u gjendën përballë saj dhe e pyetën: “A vazhdon rruga më tutje?” “ - Jo. Deri këtu është rruga. Mund të vazhdoni vetëm në këmbë nëpër male”, - iu përgjigj suljotja.
Të arratisurit e pyetën më pas nëse ajo kishte ndonjë gjë për të ngrënë për ta. Dhe nëna u dha atyre ushqim, edhe për me vete, dhe u tregoi rrugën për në male.Foto: Dy prej të arratisurve, e publikuar nga media greke).
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com